Ish- socialisti Blushi ironizon
PS: Kongresi i papunësisë

Ish- socialisti Blushi ironizon<br />PS: Kongresi i papunësisë
Ish-deputeti socialit Ben Blushi ka ironizuar Kongresin e PS që u zhvillua sot në Durrës përmes një statusi në faqen e tij në Facebook.
 
E ndërsa e ka cilësuar si 'Kongresin e Papunësisë', Blushi shprehet se Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki.
 
Kreu i LIBRA-s shprehet se të besosh se këta mund të punësojnë 220 mijë shqiptarë është njëlloj si të besosh se pas katër vitesh do kenë futur në punë gjysmën e Maqedonisë, pasi shqiptarët e Shqipërisë do ja kenë mbathur nëse këta vijnë prapë në pushtet!
 
 
Statusi i Blushit/ KONGRESI I PAPUNËSISË
Të shohësh se si premtojnë 220 mijë vende pune pasi premtuan 300 mijë në mandatin e parë dhe zbuan nga Shqipëria 300 mijë emigrantë të papunë, është për të qarë e për të qeshur.
 
Në katër vjet, Vëllazëria e Vesit, apo ndryshe Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki.
 
Të besosh se kta mund të punësojnë 220 mije shqiptarë është njëlloj si të besosh se pas katër vitesh do kenë futur në punë gjysmën e Maqedonisë, pasi shqiptarët e Shqipërisë do ja kenë mbathur nëse kta vijnë prapë në pushtet!



dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane