Ish-spiuni rus në Britani helmohet
me një substancë të panjohur

Ish-spiuni rus në Britani helmohet<br />me një substancë të panjohur<br>
Një person ndodhet në gjendje të rëndëpasi u ekspozua ndaj një substance të panjohur në Wiltshire, ai është një shtetas rus i dënuar për spiunazh ndaj Britanisë, shkruan BBC.

Sergei Skripal, i cili është 66 vjeç, iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar pas një “shkëmbimi spiunësh” midis SHBA dhe Rusisë në vitin 2010.

Një burrë 66 vjeç dhe një grua 33 vjeç u raportuan të sëmurë në një qendër tregtare në Salisbury. Subastanca nga e cila janë helmuar personat është e panjohur.

Policia në fillim dyshoi për ndonjë krim të mundshëm por pas hetimeve paraprake në trupin e tyre nuk kishte lëndime të dukshme, por ishin gjetur pa ndjenja në qendrën tregëtare Maltings.

Një numër vendesh në qendër të qytetit u mbyllën , po ashtu edhe departamenti A & E. Skripal, i cili është një kolonel ushtarak i inteligjencës ruse në pension, u burgos për 13 vjet në 2006 për spiunazh për Britaninë.

Ai u dënua për dhënien e identitetit të agjentëve të inteligjencës ruse që punonin në fshehtësi në Evropë tek Shërbimi Sekret i Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, MI6.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre