Ish të përndjekurit të cilët kanë plotësuar dokumentat u ka kaluar pagesa e dëmshpërblimit për këstin e pestë. Sipas Ministrisë së Financave pagesat për kategoritë parësore po vijojnë normalisht, ndërkohë që në listën e radhës janë paguar të gjithë ata që kanë dorëzuar dokumenacionin e kërkuar nga ky dikaster.
Janë 680 përfitues që marrin këstin e pestë, pasi kanë dorëzuar më herët dokumentat e kërkuara. Nga ana tjetër Ministria e Financave u bën apel ish të përndjekurve politik që futen te kategoritë parësore të dorëzojnë dokumentat, për të marrë këstin e dëmshpërblimit.
Ish të përndjekurit duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Pagesave dhe Dëmshpërblimit tek Ministria e Financave: Çertifikatën personale të muajit aktual dhe vërtetim të llogarisë bankare të 6-mujorit të fundit të vitit 2015.
Për kategorinë me prioritet, “persona ish të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”
-Certifikatë personale jo më e vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit.
-Nr. Llogarie bankare në Lek në në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (të siguroheni që llogaria është ende aktive ose të hapet një llogari e re).
Për kategorinë e tretë me prioritet, “Persona ish të dënuar politik të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”.
-Raport mjeko- ligjor (origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve me firmë të gjithësecilit dhe me vulë, jo kopje) për paaftësi të plotë për punë e lëshuar nga:
-KEMCAP (KEMP-i epror)”, - thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve për ish të Përndjekurit Politik, pranë Ministrisë së Financave.
/Shqiptarja.com