TIRANE- Në ditën e tetë të grevës së urisë rëndohet gjëndja shëndetësore e ish të burgosurve politikë. Ndërkohë që Petrit Muka, njëri prej grevistëve është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme (e premte 28 shtator) pasi mendohet se ka pësuar një infarkt kardiak.
GREVISTI PETRIT MUKA SHTROHET NE SPITAL
Njëri prej grevistëve Gjergj Ndreci i tha gazetares së Tv A1 Report, Gentiana Haxhiu se të premten në mbrëmje rreth orës 21: 30 minuta Petrit Muka kishte pësuar infarkt dhe me ndihmën e një makinë rastësore ishte dërguar në gjendje të rëndë në QSUT, ndërkohë që asnjë ambulancë, apo mjek nuk ishin gjendur pranë grevistëve. Në reanimacionin e QSUT-së grevisti Petrit Muka është vizituar mbrëmë nga Aleksandër Biberaj i FRD-së. Duke falënderuar personelin mjekësor për kujdesin e treguar ndaj Petrit Mukës Biberaj i bëri thirrje mjekëve që të kujdesen për shëndetin e grevistëve të urisë.
NJE EKIP MJEKESOR PRANE GREVISTEVE
Një ambulancë dhe një ekip mjekësor janë vendosur mëngjesin e sotëm pranë çadrave të grevistëve në lagjen Komuna e Parisit. Ata po mbajnë nën vëzhgim gjendjen shëndetësore të 23 ish të burgosurve politikë në grevë urie që prej 8 ditësh.
Mjekët kanë thënë se grevistët shfaqin probleme me tensionin e ulët. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme ata janë vizituar nga ambasadori i SHBA-së , Aleksandër Arvizu si dhe nga kryetari i FRD-së Bamir Topi dhe anëtari i kësaj partie Gazmend Oketa.
Të burgosurit kërkojnë kompensimin e viteve të burgut që kanë kryer gjatë kohës së periudhës së komunizmit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com