Ministria e Financave ka publikuar listën e ish të përndjekurve politik që u është hedhur kësti i 8 I dëmshpërblimit. Financat bëjnë me dije se për një pjesë të ish të dënuarve politik nuk është bërë lëvrimi i kësit, për shkak se mungonë certifikata personale ose numri I llogarisë nuk është aktiv.

Radha e dëmshpërblimit sipas ligjit është:
1)  Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;
2)  Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 
    75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
3)  Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit  
     nënligjor të posaçëm;
4) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga 
    mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
5) Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
6) Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 
    75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.