“Deri në datën 31 dhjetor ish- të përndjekurit do të marrin këstin e tetë në masën 100% për të gjallët” tha ai. Më pas ministri u shpreh se do të ketë edhe një fond shtesë për organet e Vettingut.
Në komision gjatë diskutimit nuk kanë munguar edhe debatet mes ministrit dhe deputetëve të opozitës për fondin e Avokaturës së Shtetit në gjyqet në Arbitrazhin ndërkombëtar.
“Për çështjet e Kalivaçit dhe TV, avokati i shtetit ka nevojë për shpenzimet për t’u përfaqësuar. Avokatit duhen 127 milionë lekë për mbrojtjen e çështjeve. Përsa shkak të ndryshimit që i bëmë ligjit të pronave kemi një dakordësi me Strasburgun, kjo nuk i pengon shqiptarët të shkojnë në Strasburg, por gjykata reflekton në bazë të ligjit shqiptar.
Ka shpenzime, pagesa që janë në konsekuencë të kohës” tha ministri Ahmetaj. Opozitës për gjyqet iu përgjigj edhe Braçe, i cili u shpreh se “Ai atje po kërkon mbështetje politike dhe po i jepet nga ju”.
Një tjetër pikë e debatit ishin edhe përmbytjet e fundit, ku opozita kërkoi faturën e dëmeve që janë shkaktuar, por ministri tha se ende nuk është bërë vlerësimi ndërsa në vitin e kaluar u paguan 5 mln euro.
“Në 2015 shumica e kompensimit është paguar me grant nga komisioni, ndërsa aktualisht nuk kemi një vlerësim dëmesh. Në 2015 shifra që u pagua nuk e mbaj mend fiks, por duhet të jetë rreth 5 milionë euro” deklaroi ai.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










