TIRANË - Një grup ish-të persekutuarish janë ftuar në studion e "A1 Report" për të komentuar praninë e tyre në punimet e Kuvedit të ri dhe marrëdhëniet e ardhshme mes tyre dhe qeverisë së re.
PRANIA JONË NË KUVEND PATI DY KUPTIME
"Prania jonë në Kuvend pati dy kuptime; Për herë të parë hynim në këtë Kuvend, ku jemi përsekutuar dhe kur rrinim te dera jo më të hynim brenda. Së dyti, hymë për t’i thënë politikës; që jemi vigjilentë në zbatim të ligjit, në pritje të premtimeve që na janë bërë. Për to kemi mbështetjen e gjithë të përndjekurve. Kemi besim që kjo mazhorancë do ta bëjë realitet", shpjegoi kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve, Skënder Tufa.
Më tej ai shtoi se "ishte një sadisfaksion, që po kalonim atë tra, që më kujtoi doganën e kohës së Enverit, që të shkoje nga Jugosllavia, po haje 25 vjetshin. Na shoqëronin ata persona, që para zgjedhjeve urdhëroheshin të na merrnin prej leckash. Na shoqëruan me një vështrim të çuditshëm, që edhe këta erdhën brenda".
KEMI BESIM QË RAMA DO MBAJË PREMTIMET
“Nga program i Ramës çfarë dëgjuat për ju?”, ishte pyetja e gazetarit Parruca të “A1 Report”. “Kemi besim të plotë, që Rama do të përmbushë plotësisht kushtet, që na premtoi. Ish-të persekutuarit e kanë pritur me shumë gëzim lajmin, që për dy vjet do na likuidojë dhe kemi besim që do ta mbajë fjalën, teksa kemi dhënë edhe kontributin tonë që ai ka fituar. I themi: Ktheje kokën nga këta njerëz, që presin me padurim fjalën tënde!", tha kryetari i shoqatës së të persekutuarve të Durrësit, Asllan Patrioti.
S'KEMI KOHË TË PRESIM, DËMSHPËRBLIMET SA JEMI GJALLË
“Nuk presim 2 vjet. S’kemi kohë për 2 vjet. Do shohim reagimin e parë të qeverisë së re në 100 ditët e para, se ne nuk jemi shqiponja të jetojmë 100 vjet, 20 vjet na ikën", thonë ish-të persekutuarit në lidhje me dëmshpërblimet ndaj tyre prej shtetit.
"Zhdëmtimin në radhë të parë atyre që janë gjallë, 70-80 vjeç e sipër, se ka shumë shokë që po na ikin pa marrë lekët. Ata që kanë bërë grevën e urisë të zhdëmtohen të parët për arsye morale, se çdo i burgosur kur kontribuon duhet ta marrë i pari vlerësimin. Edhe moralisht u takon atyre dhe për këtë kemi pasur mbështetje nga të gjithë", u shpreh Skënder Tufa.
"E dimë që arka është bosh, por shteti për kaq njerëz i gjen. Plus shteti ka të dhëna ku janë bërë abuzime në prona: Të konfiskohen pasuritë e paligjshme të këtyre njerëzve dhe të futen në një llogari bankare, pa u prekur arka e shtetit", propozon Tufa, duke shtuar se "është e lehtë për t'u arritur".
Ai ka shtuar edhe faktin më të ri, se si Berisha ditët e fundit në detyrë dha pensione nga 500 euro për njerëzit e tij. "Janë disa njerëz mes nesh, që kanë dhënë kontribute të veçanta. Do kërkojmë një minierë të pashfrytëzuar. S’do ketë humbje, por dhe fitime".
BERISHA NA POSHTËROI, MASHTROI, NJERI JASHTË ARSYES
"Berisha duhet të dëgjonte çfarë thotë populli. Gjithmonë ke qenë një njeri jashtë arsyes njerëzore. Të persekutuarit janë njerëz të vuajtur, që i ke mashtruar, i ke djegur, shkatërruar familjarisht, nuk u ke dhënë atë që u takon në bazë të ligjit. Greva jonë ishte politike dhe ekonomike. Ne prisnim dëmshpërblim që na takonte, jo një këst për 4 vjet apo 8 vjet, por për çdo vit në bazë të ligjit. Ky na bëri një lojë, na poshtëroi. Topalli na ka persekutuar, s’ka shpirt njeriu.
Berisha është mirë të dalë në pension, të largohet, mos zërë në gojë të përndjekurit politikë", ka thënë kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve të Durrësit, Asllan Patrioti.
LARGIMI I BERISHËS, SKANDALOZ, DO TREGOJË SE JEMI OPOZITË E FORTË
"Ky person që për 23 vjet mashtroi qytetarët u largua sot nga Kuvendi. Veprimi që u largua ishte skandaloz. Do të tregojë se jemi opozitë e fortë, bëjmë bojkotime. Kush pyet për bojkotimet e tyre?! E kanë mundur qytetarët, edhe 8 deputetë votuan kundër tyre dje", u shprehën ish-të përndjekurit.
RAMËS, KËRKESË PËR SPASTRIM NGA KORRUPSIONI TË INSTITUTIT TONË
"I kemi paraqitur kryeministrit të ri Rama edhe një kërkesë: Që Instituti të pastrohet, se ka qenë korrupsion i gjallë, një gangrenë. Që Skënder Tufa dhe Skënder Miraka të jenë drejtues të këtij instituti". Ky është një propozim që vjen nga dega e Durrësit, paraqitur nga kryetari i degës atje. Pritet një vendim i kryeministrit.

(Në foto: Ish të përndjekurit të pranishë në llozhën e Sallës Plenare)
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com