Sipas Ministrisë së Financave arsyeja se përse këta ish të dënuar nuk kanë marrë ende këstin është se nuk kanë dorëzuar të gjitha dokumentat e nevojshme. Ish të përndjekurve që futen te kategoria parësore u duhet të dorëzojnë një certifikatë personale si dhe numrin e llogarisë bankare të përditësuar.
“Dosjet e individëve të kategorisë parësore, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentacionet (certificatë personale + Nr i përditesuar i llogarisë bankare) e domosdoshme për procesimin e kësteve të prapambetur, respektivisht këst të 4, të 5 dhe të 6” – thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave.
Dëmshpërblimi
Menjëherë sapo këta ish të dënuar do të dorëzojnë dy dokumentat e nevojshme, atëherë sipas Ministrisë së Financave, do të marrin edhe këstin e dëmshpërblimit menjëherë. Fondet sipas financave janë gati dhe duhet vetëm që ish të përndjekurit të cilët përfshihen te kategoria parësore të dorëzojnë certifikatën personale dhe numrin e përditësuar të llogarisë bankare.
Dokumentat sipas Ministrisë së Financave mund të dorëzohen me postë, por edhe dorazi në mënyrë që të lëvrohet kësti i prapambetur për 336 ish të përndjekur politik.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)