TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se brenda datës 20 mars do të zgjidhet problemi i vonesave të dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politik. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Ai pranoi se dëmshpërblimi u vonua, dhe më tej theksoi se ky ngërç do të zgjidhet. “Deri nga data 20 mars do të jetë zgjidhur çdo pengesë ligjore dhe do të nisë lëvrimi i këstit të dytë për ish-të përndjekurit”, tha Kryeministri. “Ky këst është i shumëpritur nga të përndjekurt, dhe plotësisht i merituar”, shtoi ai.
(shqiptarja.com)