Ish-të përndjekurit, Rama: Ne
do i kompensojmë, ju i përçatë

Ish-të përndjekurit, Rama: Ne<br />do i kompensojmë, ju i përçatë
TIRANE-  Seanca e Kuvendit u përfshi sërish sot me debate me tone të larta fyese ku ka munguar dhe etika.  Dy çështjet ku u përqëndrua debati ishte marrëveshja me FMN-në, detajet e së cilës u bënë publike dje, por dhe kompensimi i ish-pronarëve dhe ish të përndjekurit.

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se kur ishte në pushtet nuk kishte bërë asgjë për ish të përndjekurit dhe ish pronarët por vetëm i ka mashtruar. Rama garantoi se të gjithë të përndjekurit do të marrin kompensimin.

"Për 8 vite me rradhë nuk bëtë asgjë për ish të përndjekurit, ndërsa në mbi 20 vite i përçatë dhe vendosët ndasitë mes shqiptarëve me mësimet e Partisë së Punës. "

Ai akuzoi dhe për abuzime me procesin e kthimit e kompensimet e pronës. "Keni njohur 50 mijë kilometra katrorë pronë, ndërkohë që Shqipëria ka 28 mijë metra katrorë"- tha Rama, duke iu drejtuar Mediut i cili ishte i vetmi përfaqësues nga opozita në sallën e kuvendit. 

Ndërkohë opozita ishte larguar para se të fillonte diskutimi i këtij pr/ligji me argumentin se mazhoranca i mohoi debatin për  FMN. Ata akuzuan  qeverinë se me marrëveshjen e fshehtë me FMN po varfëron më tej shqiptarët dhe kërkoi, që kjo marrëveshje, cila propozon 10 taksat që duhet të rriten, të përfshihej në rendin e ditës. Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta kërkoi që kërkesa të bëhej me shkrim, ndërsa Rama tha se opozita po mashtronte.   

Ndërkohë në fillim të seancës ish-kryeministri Berisha iu drejtua Ramës me fjalë fyese si reagim ndaj qëndrimit që ky i fundi kishte mbajtur pak ditë më parë me doganierët duke i quajtur "kokëpalar".

Berisha e quajti Ramën  një "ordiner rrugësh", "zhuls" që gjithçka në psiqikën e tij e ka perverse. 

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta kërkoi të ruhej etika. Ndërsa në replikë kryeministri tha se Berishën e kishte mallkuar gjuha shqipe. " PD mban një të varur. Ke shkatërruar etikën e komunikimit. S'na imponohesh dot,"  u shpreh Rama. Nga ana e tij  Xhafaj kërkon përjashtimin e Berishës.

Për Ramën në Kuvend janë dy palë: "Njëra që vjen kurdo kur ka seancë për të debatuar dhe vendosur për Shqipërinë dhe një palë tjetër për të prishur çdo lloj mundësie për debat. Ky është dallimi mes nesh dhe jush.”

ÇFARE NDODHI NE SEANCEN E SOTME


ORA 13: 10 RAMA, MEDIUT: NJOHET SI PRONË 50 MIJË KM METRA KATRORË, 28 MIJË KM ËSHTË SHQIPËRIA



Duke qëndruar tek çështja e kthimit  dhe kompensimit të pronave, Rama fajësoi qeverinë e kaluar që nuk përfshiu në projektet e saj të shumëtrumpetuara të “Shqipërisë Dixhitale”  regjistrat dhe dosjet që siç tha ai, qëndrojnë për tokë në zyrat përkatëse. Ai tha se “opozita e sotme nuk ka gojë të flasë në Strasburg për kritere, pasi sa i përket çështjes në fjalë, e ka degjeneruar shtetin shqiptar në sytë e çdo kancelarie dhe institucioni europian”, teksa deklaroi se qeveria sot ka një plan të qartë pune se si do të veprohet për kthimin dhe kompensimin e pronës ish pronarëve.

“Jeni bërë barcaleta për kthimet e kompensimet e pronës. Gazi më i madh i kësaj bote me falsifikimet. E keni kthyer Shqipërië dy herë si pronë. Keni njohur 50 mijë kilometra katrorë, ndërkohë që Shqipëria ka 28 kilomijë metra katrorë. Keni futur konflikte të pafundme. Mbi 8 mijë vrasje për çështje prone”- tha Rama.

ORA 12: 56 ISH TE PERNDJEKURIT, RAMA: JU I ZVARRITET, NGA NE DO MARRIN KOMPENSIMIN 
Pas largimit të opozitës u diskutua ndryshimet në ligjin ”Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve.” Replika mes Mediut dhe Ramës.
 Rama akuzoi opozitën se kur ishte në pushtet  nuk ka bërë asgjë për ish të përndjekurit dhe duhej të ishte në seancë kur flitej për këtë kategori e cila  i ka dhënë votën. Rama garantoi se të gjithë të përndjekurit do të marrin kompensimin.
 
“PD duhej të ishte prezent. Për 8 vite me rradhë nuk bëtë asgjë për ish të përndjekurit, ndërsa në mbi 20 vite i përcatë dhe vendosët ndasitë mes shqiptarëve me mësimet e Partisë së Punës.  20 vjet i keni zvarritur nëpër gjyqe. Mediu bën sikur përfaqëson pronarët. S’kam parë të shkosh ta takosh, të pëndjekurit. Keni rindarë të përndjekurit politik në klasa brenda klasës, duke bërë që një pjese t'i jepni këstin e dytë dhe pjesës tjetër zero. 2 027 dosje të verifikuara prej jush. Jeni mbeturinat më të shëmtuara të regjimit komunist. Do marrin të gjithë paratë.  Jemi krenarë për dy arsye se pavarëisht krizës ekonomike kemi dhënë fondin më të madh dhe ne nuk ju kemi marrë kurrë votën duke ju thënë që ne jemi. Ka dy palë në Kuvend, njëra që vjen kurdo kur ka seancë për të debatuar dhe vendosur për Shqipërinë dhe një palë tjetër për të prishur çdo lloj mundësie për debat”

RAMA: U BETE PRONARE TE BUTRINTIT, MEDIU: FLISNI ME FAKTE
"Gjendja e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e arkivit dhe inventarit të tyre, është akuza më e fortë që i bëhet pushetit të djeshëm, nga ata që duhet t’i kishin marrë pronat e tyre në kohën e duhur”, tha Kreu i Qeverisë Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, pas braktisjes së punimeve nga opozita, me përjashtim të kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu.  “Tashmë kemi garant shtetin e së drejtës që ngritëm këta gjashtë muaj dhe për të cilën jemi krenarë”. Në 8 vjet qeverisje dhe pushtet të së djathtës , kanë dalë pronarë në bregdet, pronarë teatrosh antikë, pronarë kishash e xhamish”-tha Rama.
Kreu republikan Fatmir Mediu, akuzoi qeverinë për shkarkim të paligjshëm të ish kreut të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Agim Toro.
“Është shumë e rëndësishme që kur flisni të bazoheni në fakte, por ju e keni zakon që çdo njeri e nëpërkëmbni. Ai zotëri i nderuar(Agim Toro), që është marrë me çështjen pronës gjatë gjithë jetës së tij, prona iu kthye në vitin 2003, gjatë kohës së qeverisjes socialiste. Por, z. kryeministër, kemi qënë bashkë në një studio televizive, kur u shprehët për pronarët se “nuk merrem me ta pasi nuk jam parti  e pronarëve”. Janë sjellë 9 projektligje në Kuvend për çështjen e pronës, të cilat në asnjë rast unë si deputet apo si grup i Partisë Repubikane nuk i kam votuar për të mos dëmtuar interesat e pronarëve. Vullneti im ka qënë kundër ligjit 7501 për tokën”- tha Mediu

12:00 PD IKEN NGA SEANCA, RRI MEDIU
Opozita largohet nga salla e Kuvendit. Jashtë Kuvendit Berisha tha se vendimi për të braktisur kuvendin kishte të bënte me faktin se nuk iu lejua të paraqiteshin amendamentet.
“Parlamenti të bëjë publike marrëveshjen me FMN. Paraqitëm amendamente të tjera që kërkonim të shtronin në debat. Një nga këto transparenca e prokurimeve publike ndaj mediave e publikut. Mbahet një heshtje e plotë dhe sekret total. Ju si media nuk merrni dot një prokurë prokurimi. Janë shkelur të gjitha rregullat e prokurimi. U larguam sepse ne nuk na u lejua të paraqesim amendamentet për çështjet kryesore. Ulemi në parlamet dhe karshi nesh qëndron një i sëmurë psiqik që nis e shan. Kërkojmë të vendosim një kod etik sepse ai nuk e kontrollon dot veten."
I pyetur a do ketë protesta për këtë marrëveshje, Berisha tha se për këtë do të vendosë kryesia e PD-së. Në seancë mbeti kreu i PR-së, Fatmir Mediu i cili diskuton disa ndryshime në pr/ligjin për pronën.

JA DEBATI, BERISHA: RAMA, ZHULS, QELBEJ NE ERE, RAMA: JE PLAK, S'MERREM ME TY

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb