TIRANE - Partia Fryma e Re Demokratike akuzoi sot qeverinë shqiptare se “është e vetmja në Evropë e cila refuzon dialogun me qytetarët. Deklarata e FRD-së iu referua grevës së urisë së ish të përndjekurve politik, së cilës iu dha fund dje pas 31 ditësh urie. Sipas ish presidentit Topi, aktualisht kreu i FRD-së, greva ishte pasojë e mashtrimit të qeverisë, dhe qëndrimit anti-human të saj.
“Shteti e shoqëria shqiptare u ka borxhe të shumta morale, politike dhe ligjore shtresës së ish – të përndjekurve politik, të cilët sakrifikuan rininë dhe jetën e tyre në mbrojtjen gjallë të aspiratave të lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë Evropiane. Braktisja e tyre nga ana e qeverisë aktuale, refuzimi i Kryeministrit për zbatimin e ligjit të miratuar nga vetë ai në parlament, si dhe fushata denigruese e klikës në pushtet kundër martirëve të gjallë të lirisë përbëjnë aktin e dëshpëruar të një klase të vjetër politike që hyri në politikë nga dera e Ramiz Alisë dhe po del nga politika duke u sjellë njësoj si ai me shtresën e ish - të përndjekurve dhe të burgosurve politikë.”, lexohet në komunikatën për shtyp të FRD-së.
Në këtë kuadër, Topi i premtoi kësaj shtrese të shoqërisë, se brenda tre viteve të qeverisjes, ish të burgosurit politik do të kompensohen plotësisht.
“FRD deklaron publikisht se me rotacionin e pashmangshëm të pushtetit më 2013 dhe me dhënien fund të modelit të përfaqësuar nga dy partitë e vjetra parlamentare, do ta shndërrojë çështjen e ish – të përndjekurve politikë në prioritet politik e parlamentar. Ashtu siç e kemi bërë të ditur edhe më parë brenda tre viteve të para të qeverisjes, FRD do të realizojë kompensimin e plotë financiar të kësaj shprese dhe do të bëjë integrimin e tyre të plotë moral e institucional në shtetin e shoqërinë shqiptare. Koha kur klikat komuniste merrnin vendime dënimi apo denigrimi ndaj të përndjekurve ka marrë fund njëherë e mirë dhe FRD është në politikë për ta bërë këtë premtim realitet.”
Fryma e Re Demokratike e vlerësoi grevën e ish të burgosurve politik, duke i cilësuar ata “martirë të gjallë të demokracisë.”
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO- ish të përndjekurit:Ja pse i dhamë fund