TIRANË - Në një deklaratë pët mediat nga ambientet e kryeministrisë pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj deklaroi se është gati drafti i ligjit të ri për dëmshpërblimet për ish-të përndjekurit.

Duke theksuar për prioritetet e shpërndarjes së dëmshpërblimeve Veliaj u shpreh se “70% e pagesave do bëhen për ata ish-të përndjekur që kanë bërë burg dhe vetëm 30 % për ata që janë trashëgimtarë”.

Më tej ministri Veliaj u renditi sipas prioriteteve shpërndarjen e  dëmshpërblimeve duke përmendur si prioritet kryesor ish-të dënuarat politike femra të cilat janë gjallë, më tej ish-të dënuarit që janë gjallë dhe në fund do përfitojnë trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që kanë bërë burg. “Janë 2000 persona që do të ishin përfitues direkt nga ky ndryshim i ligjit dhe gjithashtu përfitues janë edhe 10.000 dosje për trashëgimtarët.”-tha Veliaj.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)