Ish të përndjekurit, vitet e
burgut do njihen si vite pune

Ish të përndjekurit, vitet e<br />burgut do njihen si vite pune<br /><br>
Vitet e burgut do të njihen edhe si vite pune për llogaritjen e pensionit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në një bashkëbisedimin me një grup të përndjekurish politikë që kanë punuar në minierë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ligji do të ndryshojë, duke bërë kështu që vjetërsia e punës dhe sigurimet e ish të përndjekurëve të njihet automatikisht.

Sipas ministrit do të ketë po ashtu njohje të viteve të burgut me vite pune në raportin një me dy, pra, një vit burg do të njihet si dy vite pune, duke thjeshtëzuar edhe procedurën e dokumenteve. “Do të thotë që vitet e burgut që ju fatkeqësisht keni bërë, minatorët drejt për së drejt, si dy vite punë në bazë të ligjit, por që ju të mos jeni të detyruar më të merrni atë letër, po t’u njihet automatikisht.

Dhe, kryenministri më kërkoi mua si ministri përgjegjës për sigurimet shoqërore, që të ndryshoj ligjin menjëherë dhe ta bëj të thjeshtë në mënyrë që ju të mos keni më probleme, dhe unë t’ju informoj që me kërkesë të kryeminsitrit unë kam bërë gati ndryshimin e ligjit, i cili do të vijë në qeveri besoj për 10 ditë dhe për një muaj do të kalojë në parlament, dhe ju s’do të keni më asnjë pengesë.

Pra, me atë ndryshim që unë po i bëj ligjit me kërkesë të kryeministri hiqet detyrimi për vërtetim nga ana juaj, por merret automatikisht, një vit burg dy vite punë për pensionin. Sipas ministrit janë 264 vetë që përfitojnë nga ndryshimi i këtij ligjit. Ahmetaj bisedoi me një grup ish të përndjekurish në Platformën e Bashkëqeverisjes me Njerëzit.

Procedura
Arben Ahmetaj tha se do të ketë edhe lethtësim të procedurave. “Arsyeja e vonesave në bazë të ligjit 7514 për pafajësinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist, ju kërkon të merrni një dokument në ministrinë e Drejtësisë dhe të Brendshme në një komision që duhej të ishte ngritur në një nga këto institucione. Pasi kryeministri e gjykoi gjithë procedurën e konsideroi procedurën si të lodhshme për ju dhe kërkoi që drejt për së drejti të thjeshtëzohet”, - tha Ahmetaj.

264 ish të burgosur politik bënë punën e minatorit gjatë viteve që vuanin dënimin. Me ardhjen e demokracisë, ata shpresuan se ato vite punë do t’u njiheshin dhe do të përfitonin një pension. Por institucionet shtetërore i kërkonin një document, që vërtetonte pretendimin e tyre. Dhe është pikuërisht mungesa e këtij vërtetimi, që i ka sorrollatur prej vitesh këta ish të burgosur politikë që kanë punuar në minierë.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore

Tiranë/ Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Bathore