LONDER - Qeveria britanike u ka bërë thirrje kompanive ajrore në mbarë botën që të mos lejojnë ish-teknikun e CIA-s, Edward Snowden të fluturojë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Snowden një ish-punonjës i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës ka nxjerrë dokumente sekrete për programet e monitorimit të komunikimeve elektronike të SHBA-së.

Agjencia “Associated Press” thotë se ka pare një fletë me foton dhe të dhënat e tij në një aeroport të Tajlandës. “AP” thotë se fletë alarmi është lëshuar e lëshuar nga Zyra e Brendshme Britanike.

FBI-ja ka thënë se zbulimet e Snowdenit kanë shkaktuar një dëm të madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ka nisur hetime penale kundër tij. Ndërkohë Snowden ndodhet në Hong Kong që prej javës së kaluar dhe ka deklaruar se do të kërkojë strehim politik në çdo vend që beson në lirinë e fjalës.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)