Ish themeluesi Meta: S’më ftuan në festë

TIRANË - Ilir Meta, pas darkës me kryeministrin Sali Berisha, gjendet i sëmurë me grip në shtëpinë e tij.
Megjithatë, ai i përgjigjet interesimit të gazetës "Shqiptarja.com" për të dhënë komentet e tij për themelimin e organizatës rinore eurosocialiste dhe
mesazhin për të rinjtë e FRESSH. Meta publikisht deklaron se nuk e kanë ftuar në festën e të rinjve.

Zoti Meta, sot FRESSH feston 20 vjetorin e themelimit. Ju do të jeni në këtë aktivitet?
Jo, nuk do të jem. Nukmë ka ftuar askush. Ata (zyrtarët e PS) nuk i durojnë dot armiqtë...

Po ndërkohë, një koment tuajin për këtë organizatë rinore, keni qenë ndër themeluesit e saj...
Tani nuk ka më Forum Rinor Eurosocialist. Tani ka vetëm LRI, (Lëvizja Rinore për Integrim)...

Megjithatë, ju keni një koment tuajin për 20 vjetorin e këtij forumi...
FRESSH ishte forca kryesore transformuese e PS. FRESSH-i dhe intelektualë me formim perëndimor si profesor Kastriot Islami e reformuan
partinë e Bllokut. FRESSH hapi rrugën e integrimit të PS në Internacionalen Socialiste. FRESSh, ishte një përvojë e shkëlqyer...

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet