Ish ushtarakët, Kodheli: Falen
detyrimet përfitojnë 6738 persona

Ish ushtarakët, Kodheli: Falen<br />detyrimet përfitojnë 6738 persona
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli teksa ka folur në Parlament për ligjin e faljes së debive nga ish ushtarakët, ka thënë se nga kjo falje do të përfitojnë 6738 persona dhe se falja e debive është zgjidhja e duhur e një problematike shumëvjeçare. Ajo tha se, me miratimin e këtij projektligji qeveria tregon angazhimin e e saj ndaj kësaj kategorie. “Qeveria ka marrë angazhim për këtë kategori dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Ky ligj është ndryshuar plot katër herë. Ligji i jep zgjidhje problematikës shumëvjeçare dhe 6738 ushtarakë përfitojnë nga kjo falje e debive. Ligji për faljen e detyrimeve është zgjidhja e duhur. Ky ligj është kontestuar në vazhdimësi.

Detyrimet ishin të papërballueshme nga familjet e ish ushtarakëve” tha Kodheli. 37% e ish-ushtarakëve do të përfitojnë nga ligji i për faljen e detyrimeve të ish-ushtarakëve në skemën e pensioneve suplementare. Kështu ka deklaruar dje Ministri i Mirëqenies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi i cili ka shtuar se ish ushtarakëve iu falen 13 miliard lekë, ose 20% e vlerës së pensionit të cilin e paguanin më parë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. “Nga sot falen borxhet për të gjithë ish-ushtarakët. Falja e detyrimeve për ish ushtarakët është projektligj që vjen në përputhje me një premtim elektoral të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Ky projektligj ka efekt 13 miliard lekë. I jep zgjidhje problematikës shumëvjeçare. Atyre iu ndalën 20% të pensionit si pasojë e këtyre debive” tha Klosi. 

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora