Ish-ambasadori Donald Lu nominohet nga Joe Biden për postin e rëndësishëm

Ish-ambasadori Donald Lu nominohet nga Joe Biden për postin e rëndësishëm

Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu

SHBA- Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu është nominuar për një post të rëndësishëm, si ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore. Lajmi është njoftuar nga Departamenti i Shtetit përmes një njoftimi. 

Që prej 2018, Lu është ambasador në Republikën e Kirgistani. Lu është anëtar i karrierës në shërbimin e jashtëm. Ai ka shërbyer si ambasador në Republikën Kirgistan që nga viti 2018, pasi përfundoi mandatin në Shqipëri.

Gjatë karrierës së tij Lu ka pasur poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan. Ai di disa gjuhë të huaja mes të cilave, lexon dhe flet shqip, rusisht, azerbajxhanisht, gjeorgjisht, hindisht dhe urdu. Me postin e ri ai do të ketë një rol kryesor në formësimin e politikës së SHBA për një portofol që përmban Afganistanin, Indinë dhe Pakistanin, ndër të tjera.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja