Ish-ambasadori i OSBE-së, Walker për Vuçiç: Ai e di që masakra në Reçak ka ndodhur

Ish-ambasadori i OSBE-së, Walker për Vuçiç: Ai e di që masakra në Reçak ka ndodhur

Ish-ambasadori i OSBE-së, Wiliam Walker iu është përgjigjur sot në një intervistë për Televizionin T7, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili ka deklaruar ditë më parë se ‘Walker ka inskenuar masakrën e Reçakut’.

Walker, i cili ndodhet në Kosovë për 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka kërkuar që presidenti serb ‘të zgjohet’, duke thënë se ‘ai e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës’.

“Nuk e di se ku bazohet Vuçiç. Më duket e çuditshme, se si 21 vjet pas masakrës ende flasin për mua në Beograd. Në këto mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviçi. Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… ai e di të vërtetën që ndodhi Recak. Besoj se ishte ministër i informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviçit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviqit”, tha Walker.
Ish-ambasadori gjithashtu, duke ironizuar presidentin serb, e ka krahasuar atë me njerëzit që besojnë se ‘Toka është e rrafshët’.

“Ka njerëz në këtë botë, që përkundër të gjitha provave apo shkencës, besojnë që toka është e rrafshët. Ne ishim në Hënë dhe pastaj filluan të dyshojnë se ne nuk kemi shkuar atje. Ky për mua është Vuciç. Ai beson se Toka është e rrafshët, apo që ne nuk kemi shkuar në Hënë, apo që masakra e Recakut asnjëherë nuk ka ndodhur. Por jam i sigurt që ai e di se masakra ka ndodhur. Ai ishte pjesë e komandës. Ai mund të me quajë si të dojë. Mund ti thotë mbështetësve të tij se jam mashtrues global, se jam gënjeshtar dhe gjithçka cka më ka thënë. Ai ka gjëra më të mira për të bërë në jetën e tij 21 vite pas asaj që ishte një akt makabër i kryer nga forcat Serbe”, ka deklaruar Ish-ambasadori i OSBE-së, Wiliam Walker.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja