Ish-ambasadori japonez që ka vendosur të jetojë në Shqipëri: Është vendi më i sigurt në Europë

Në episodin e 21-të të sezonit të 3-të të podKastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar ish-ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, Takada Mitsuyuki.

“Nga japonez në katnar Tirone”, u shpreh Rama teksa tregoi se ish-ambasadori pas përfundimit të mandatit të tij ishte rikthyer për të jetuar në Tiranë, bashkë me bashkëshorten e tij dhe aktualisht ndërvepronte me sipërmarrjet shqiptare për të ndihmuar ato të lidhen me tregun japonez.

Ambasadori i rrëfeu kryeministrit Rama se si, kur ai ishte emëruar për të përfaqësuar Japoninë në vendin tonë, nuk e njihte Shqipërinë dhe se ishte përpjekur të mblidhte informacion në internet apo bibliotekë, por në fund kishte dëgjuar këshillën e ambasadorit japonez në Tiranë që po linte detyrën, që të mos kërkonte rreth Shqipërisë, të mos shqetësohej për asgjë, por të vinte dhe ta njihte vet, çdo ditë, nga pak.

“Paraardhësi im me telefonoi dhe më tha: nuk duhet të dini asgjë, mos u shqetësoni për asgjë. U besova fjalëve të tij. Përshtypja e parë ishte: Shqipëria dukje si Japonia e 30-40 viteve më parë. Njerëzit ishin shumë miqësorë, ishin mikpritës dhe shumë të sjellshëm. Me jepnin këshilla mjaft të mira. Konstatova pak ndryshim me kulturën e vendit tim. Japonezët planifikojnë çdo gjë, por pashë që shqiptarët kishin vlera, familjen, miqtë dhe e shijojnë shumë mirë jetën e tyre”, tha ish-ambasadori japonez.

Më tej, i pyetur rreth asaj që ndante me kolegët e tjerë ambasadorë në vendin tonë, ai deklaroi se Shqipëria ishte një ndër vendet më të sigurta në Evropë.

“Më ka befasuar. Nga vendet europiane, Shqipëria është vendi më i sigurt dhe ambasadorët e tjerë më shprehen të njëjtin mendim. Shqipëria vendi më i sigurt në Europë“, tha ai.

Ai ka dhe një këshillë për sipërmarrjen, për të mbajtur të rinjtë shqiptarë në vend, ndërsa premton se do të angazhohet për të krijuar ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Japonisë.

“Ato duhet të krijojnë vende pune të reja, në të cilat të paguajnë rroga më të larta. Nuk e di sa mund të kontribuoj në këtë drejtim. Ideja bazë është të gjej mundësi bashkëpunimi të përbashkëta mes sipërmarrjeve të dy vendeve, një mënyrë që sipërmarrja të paguajë paga më të mira që të mbajmë të rinjtë shqiptarë këtu”, deklaron ish-ambasadori.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/06/2024 01:53

    Respekte z.ambasador,jo vetem per vleresimin ndaj vendit tone,por dhe per guximin tuaj per te zgjedhur e jetuar ne Shqiperi,nje vend i larget dhe komplet i ndryshem nga traditat,zakonet,kultura e mendesia e vendit tuaj.Perpara se te sillni bashkepunim ne sipermarrje mes dy vendeve,shpresoj te sillni kulturen e mendesine japoneze te te punuarit.

    Përgjigju
  • ilirjan: 15/06/2024 13:29

    Respekt per te gjithe dashamiret e Shqiperise tone.E duam Shqiperine, por kur degjojme fjale mjalti nga goja e njerezve te huaj, te njerezve me kulture e njohuri, e duam akoma me shume. Uroj qe te rinjte e ketij vendi, ta duan akoma me shume, e ta investojne dashurine e tyre ketu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip