Ish-ambasadori shqiptar: Në Hagë do thirren pushtetarë të tjerë, Haradinaj po 'paguan' taksën ndaj serbëve

TIRANË- Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gëzim Podgorica tha në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report tv, se Haradinaj nuk është i vetmi politikan i cili do të thirret në Gjykatën e Hagës. Ai deklaroi se thirrja e Haradinajt në këtë Gjykatë është pjesë e çmimit që ai po paguan për vendosje e taksës për mallrat serbe.

"Unë mendoj se dorëheqja i shkon për shtat Haradinajt dhe profili që ai ka ndërtuar. Nga të dhënat thuhet se disa politikanë të Kosovës do të thirren për të dëshmuar, edhe të tjerë që janë në pushtet. Dorëheqja nga posti i bëri mirë edhe institucioneve të Kosovës, gjë që e ka bërë edhe 14 vite më parë. Riciklimi i kësaj akuze ka atë shijen e vet të hidhur, por e gjitha kjo ka disa konotacione.

Kjo është pjesë e një çmimi që po paguan për vendosjen e taskës. Pa pasur asnjë padi dhe asnjë dëshmitar nuk mund të thirresh në Hagë. Nuk mund të vinte pikërisht pas taksës. Mund të ketë pasur një lloj përshpejtimi. Edhe Gjykata Speciale vepron në një lloj presioni. Taksa ëshë inicuar nga Enver Hoxhaj me Kadri Veselin dhe është miratuar pastaj nga Haradinaj, por e mbrojtur më shumë nga ky i fundit në publik. Pati ndikimin e vet se pati një reagim shumë të fuqishëm ndërkombëtar që taksa të hiqej. U ushtrua presion që taksa të hiqej ose të pezullohej për të kërkuar një korridor dialogu mes dy vendeve por Haradinaj nuk u tërhoq. Ndaj taksës ka pasur qëndrime të ndryshme", deklaroi Podgorica.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosovari: 24/07/2019 09:38

    Ramushi, clirimtari I kesaj hapesire shqqiptare,qe kanosej per fanitje nga dhuna mesjetare ortodokse slave, po pagujka "haraqin e clirimtarit". Po kur ore! do paguaj haraqin pushtuese serbe per gjitha ato krime mbi shqiptaret dhe shkaterrimin e vejdhjen e vlerave te tyre shpirterore e materiale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës