TIRANË- 43 familjeve që kanë banuar më parë në godinat e Qytetit Studenti, prej më shumë se 1 muaji u është ndërprerë bonusi i qirasë që e merrnin prej 3 vitesh për shkak të dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019.

Këtë të mërkurë banorët ishin para kryeministrisë për të kundërshtuar skualifikimin e tyre nga projekti i rindërtimit.

Lidhur me këtë çështje, në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak Erion Veliaj kërkoi mirëkuptimin e banorëve, duke u shpjeguar se nuk mund të trajtohen si pronarë, në një kohë që nuk janë të tillë.

Megjithatë, për këto 43 familje Veliaj ka deklaruar se do t’u subvencionohet qiraja me vlerën e tregut. Aplikimi do të bëhet në njësitë administrative 2, 8 dhe 11.

Falë vendimit përfitojnë edhe studentët, pasi rritet kapaciteti i strehimit të tyre në këto kampuse universitare.