Ish-depo e ushtrisë në Belsh transformohet në galerinë ‘Dy Botët’, ideatori Helidon Haliti: Një muze arti dhe një destinacion më shumë për turistët

Ish-depo e ushtrisë në Seferan janë transformuar në një galeri arti ku do të jenë të hapura për publikun, si një destinacion kulturor për këdo që viziton Belshin. Në praninë e dhjetëra piktorëve me famë ndërkombëtare nga Kanadaja, Kina, Peruja, Turqia, Çekia dhe shumë vende të tjera, është hapur galeria “2 Botët” që është konceptuar dhe kuruar nga artisti i njohur shqiptar Helidon Haliti.

Me mbështetjen e Bashkisë Belsh dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kuratori Haliti tha se është koha që tepricat e dikujt janë pasuri për dikë tjetër.

“Është koha që të bashkon dy botë, atë të para ‘90 të mbushur me bunker, me depo, teprica, sot ne e kemi pasuri dhe po e kthejmë në një art. Them sot sepse turizmi është në zhvillim dhe vëmë re që galeritë mungojnë. Para tre muajsh filluam punën këtu me Bashkinë e Belshit, ramë absolutisht dakord, që këtë depo të vjetër ta kthejmë në një mënyrë kaq autentike në një muze të vogël arti ku sigurisht nuk do të jetë e një individi. Do të jetë një sallë e jashtëzakonshme, shumë origjinale pikërisht për të ekspozuar artistët nga trevat dhe ata kontemporanë nga e gjithë bota”, deklaroi Haliti.

Sipas tij, kjo hapje e galerisë vjen si inaugurim dhe në prag të festivalit të akuarelit ku të pranishëm do të jenë 20 nga mjeshtrët më të mëdhenj të akuarelit në të gjithë botën të cilët do do të pikturojnë sepse vetë Shqipëria e provokon këtë lloj mënyre pikturimi.

“Ndërkohë që kulinaria padyshim zhvillohet në këtë zonë në mënyrë fantastike. Ndërsa në zonë po bëhet investime, Fondi Shqiptar për Zhvillim me sa pashë ka bërë kapanone të ndryshme ku mund të zhvillohen edhe ato startupe për të zhvilluar ndoshta prodhim qeramike apo mozaikë sepse ne nxjerrim studentë të ndryshëm ku duhet të poziconohen”, tha artisti i njohur shqiptar.

Më tej, Haliti theksoi se të rinjtë e zonës padyshim duhet të mësojnë nga mjeshtrët e mëdhenj që do të vijnë të performojnë, do të vijnë të demonstrojnë në galeri.

”Duke i dhënë komuntietit këtë galeri e cila dukej si një depo para disa kohësh dhe sot kthehet në një pikë kontemporane, i japim mundësi padyshim dhe turistëve të ndryshëm që të kenë çfarë të shohin, jo vetëm ato kabinat e rehatshme të mrekullueshme apo hotelet, apo bujtinat që kanë ngritur shumë. Dhe sigurisht kulinaria që zë gjithmonë vend. Atëherë tani kemi dhe art dhe duam që të gumëzhijë”, përfundoi Helidon Haliti.

Gjatë fjalës në hapjen e galerisë, Kryetari i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani, tha se nisma të tilla synojmë që këto bukuri natyrore të promovohen përmes artit si një destinacion të rëndësishëm turistik anë e mbanë globit.

“Mirësevini në këtë ekspozitë dhe galeri shumë të bukur. Dua t’I uroj mirëseardhjen artistëve të njohur ndërkombëtarë që kanë ardhur në Belsh. Mirë se keni ardhur në ktë relike të vjetër që para disa muajsh nuk shihej me sy, por një artist I madh si Helidon Haliti e ka transformuar në një ekspozitë, në një galeri shumë të bukur. Urime Helidon për këtë aktivitet dhe shumë projekte të tjera që do të pasojnë”, u shpreh Tafani.

Kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve, Atanur Dogan, tha se sa herë që vjen në Shqipëri shikon diçka ndryshe dhe gjithmonë më atraktive.

“Ne jemi shumë të gëzuar që Helidoni është një nga drejtuesit tanë të Shoqatës Ndërkombëtare të akuarelistëve, duke përfshirë nga 120 përfaqësuesit nga vende të ndryshme dhe ai ka bërë një punë të shkëlqyer për komunitetin tonë gjithashtu dhe për Shqipërinë. Jemi shumë të impresionuar dhe duam që të vijmë sërish në Shqipëri”, deklaroi artisti i njohur ndërkombëtar.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër