Disa prej ish-deputetëve të PD-së sot ishin në Librazhd, ndërsa funksionarë të tjerë të kësaj partie në Paskuqan ku dëgjuan shqetësimet e biznesit të vogël. Sipas tyre, varfëria dhe skamja ishin shqetësimet kryesore të biznesit të vogël, ndërsa lëshuan akuza kundër kryeministrit Edi Rama.
"Sot ne Librazhd sebashku me deputetin Luciano Boci dhe drejtuesit e PD Librazhd ne takime me biznesin e vogel. Qyteti i zbrazur, njerezit e varferuar, dyqanet e mbyllur. Varferia dhe skamja ishin shqetesimet kryesore te biznesit te vogel. Mund te ndodhte qe gjate gjithe dites askush te mos hynte ne dyqan apo te blinte. Shumica ishin ne prag falimentimi dhe mezi nxirrnin buken e gojes per familjen. Ulja e cmimit te energjise, karburanteve, gazit si dhe taksave te tjera qe paguajme si qytetare shoqeruar me rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe hapjen e vendeve te reja te punes, do te rrite fuqine blerese te qytetareve. Biznesi i vogel do te paguaja 0.5% te xhiros si takse per xhiro deri ne 140 milion leke si dhe do perfitoje ulje te sigurimeve shoqerore ne 9% nga 15% qe eshte sot" shkruan ish-kryetari i grupit të PD-së në Facebook, Edmond Spaho.
Ndërsa Dorjan Teliti ishte në zonën e Paskuqanit, ku thotë se nuk kanë më shpresë, asnjë fitim dhe se po shkojnë të gjithë drejt falimentit, referuar biznesit të vogël. "Në takimet me biznese të vogla në zonën e Paskuqanit, bashkë me Antonin dhe Akilin, pamë dëshpërimin në sytë e tregtarëve të vegjël të cilët po përballen me qëndrimin e mallit stok, pasi nuk po shesin më asgjë nga produktet e tyre. Nuk ka më lekë, nuk ka më blerës por ka vetëm lista për ushqimet bazë, ndërkohë që shteti kujdeset që tu sjellë taksidarët në dyert e bizneseve që po u falimentojnë.
Në pamundësisë për të mbijetuar, ata thonë se si zgjidhje të vetme shohin: të ulin qepenat e të marrin rrugët e emigrimit. Përvec taksave që u duhet ti paguajnë ose me borxhe ose me atë pak tregti që bëjnë, cmimi i lartë i energjisë është një tjetër problem që ata kanë. Situatë mjerane, tregues i një ekonomie që ka marrë tatëpjetën. Kjo situatë është e papranueshme e duhet të marrë fund. Nëse ndalon së funksionuari dhe së qarkulluari paraja nga biznesi i vogël atëherë mbyllet një nga portat kryesore për të mbajtur në jetë këtë ekonomi, të cilën Edi Rama për 6 vjet bashkë me oligarkët e tij po e con drejt humnerës. Partia Demokratike është gatshme të ofrojë zgjidhje për këtë situatë.
Plani ynë ka gjetur mbështetjen edhe nga biznesi i vogël, i cili e sheh si dritë shprese për tu rimëkëmbur. PD angazhohet për: Zero TVSH dhe zero Tatim Fitim për cdo biznes me xhiro deri në 140mijë $ në vit (ose deri në 350 $ në ditë), taksim të vetëm në masën 0.5% të xhiros. Ulje të cmimit të energjisë, heqje të taksës Rama mbi karburantet, ulje të sig.shoqërore (9%+9%). Bashkë me zgjidhjen për biznesin ne do ia dalim të rimëkëmbim ekonominë e shqiptarëve" përfundoi ai.