TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelej Alibeaj ka humbur babanë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish- deputeti, teksa i ka folur me superlativa për të, si çdo fëmijë për prindin.
"Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta, pas një lëngate të gjatë të babait tonë Lutfi Alibeaj, në moshën 82 vjeçare. Njeriu që pati një jetë plot vuajtje e sakrificë, e që u mundua të na rrisë dinjitozë e me emër të mirë! Iku duke na lënë një boshllëk që na mbetet, me shpresën se kujtimi, emri i mirë dhe respekti për të, të na lehtësojë dhimbjen!
Ritet mortore, i zhvillojmë pranë ambienteve te agjencise funerale “Universi” në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, megjithëse jeni të mirëkuptuar të gjithë për kohën e vështirë që po kalojmë! Varrimi, nesër në ora 10.00 në Tufinë. Paçi veçse gëzime në familjet tuaja,” shkruan Alibeaj.