Ish-deputeti i LSI: Qeveria të marrë këto dy masa kundër COVID-it, pasi në dimër do ta pësojmë keq

Ish-deputeti i LSI: Qeveria të marrë këto dy masa kundër COVID-it, pasi në dimër do ta pësojmë keq

TIRANE-Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti i kërkon qeverisë që të marrë masa që tani për stinën e vjeshtës dhe të dimrit për të përballuar koronavirusin. Në një postim në Facebook, ai thotë se nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe shtretërish reanimatorë, pasi do ta pësonim keq.

"Të mos kemi asnjë iluzion! Receta për sigurinë tonë vetjake "Anticovid" do të mbetet e pandryshuar për shumë kohë! Distancim, maskë, higjienë... deri në kufijtë e paranojës për secilin.. Edhe për shumë muaj që do vijnë! Ti thuhet fort dhe qartë ky rregull, kjo mënyrë jetese, mbarë opinionit tonë publik. Tu thuhet njerëzve që kjo nuk ka lidhje fare me hapjen graduale të ekonomisë dhe të shoqërisë! E cila do të vazhdojë sepse nuk mund të ketë kthim prapa..

Por hapja vlen për shoqërinë dhe ekonominë, ndërsa mbyllja me maskë dhe "izolimi" me distancim për secilin duhet të vazhdojë pavarësisht nga hapja graduale. Nëse ne do ti ndajmë qartë këto të dyja, unë jam optimist se do ta përballojmë më lehtë dallgën e vjeshtës të koronavirusit. Ndërkaq një mesazh për qeverinë! Nuk mund të futemi në vjeshtë dhe dimër me këtë numër testesh dhe tamponash.

Përndryshe do ta pësojmë keq. Sepse nuk ka mënyrë tjetër për kontrollin e infeksionit përveç testim, testim, testim, gjurmim dhe izolim i rasteve. Nuk mund të futemi në vjeshtë me këtë numër tamponash dhe shtretërish reanimatorë... Përndryshe do ta pësojmë keq!" shkruan Panariti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 12/07/2020 13:11

    Këshillat I pranojm veç nga tit vasili...ai nona...atij iu shoft fara se e mori ktë popull n qaf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike