Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është paraqitur këtë të enjte në SPAK.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se Muhamet Rrumbullaku po merret në pyetje nga prokurorja Doloreza Musabelli në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për transferimin e një Oficeri të Policisë Gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) në Berat.
Një orë pas marrjes në pyetje ai tha për mediat se 'Kur të thërret drejtësia duhet me u paraqit'.
Transferimi i oficerit çoi në pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP Florjan Sulejmani. Fillimisht çështja e cila u hetua nga prokuroria e Beratit, i erdhi më pas për kompetencë prokurorisë së Tiranës.
Tashmë çështja është duke u hetuar nga SPAK si organ kompetent.
Komente











