DURRES - Pasditen e së hënës polumbarët e RENEA-s kanë gjetur trupat e pajetë të dy të rinjve të mbytur dje.Trupi i 20 vjeçarit Ervis Saliaj është nxjerrë nga uji, e vetëm pak minuta pas tij edhe viktima tjetër, Bledar Sinometi.

KERKIMET
Kërkimet u kryen në një perimetër 100 metra, rreth zonës ku mendohet se janë mbytur në mënyrë aksidentale.  U zhvendosën  mbetjet plastike, ndërsa është kërkuar dhe ndihma e një eskavatori.
Sipas dëshmive të para mendohet se ka qenë një nga 20 vjeçarët që ka rrëshkitur më parë në lumë, ndërsa shoku i tij në tentativë për ta ndihmuar është rrëmbyer gjithashtu nga rrjedha e lumit.

Ngjarja tragjike ndodhi dje rreth orës 18:15. Kanë qenë disa banorë të zonës, që i panë të rinjtë pranë lumit e më pas lajmëruan policinë, kur vunë re se aty po ndodhte një tragjedi. Edhe policia me të mbërritur në vendngjarje qartësoi se dy të rinjtë po mblidhnin bidona kauçuku e kanaçe, në breg të lumit.

(aq/am/sg/shqiptarja.com)