Ish-i burgosuri politik rrëfen torturat në burgun e Burrelit: Hanim ushqim të krimbur, trajtoheshim si kavje! Ndregjoni: Të hapen dosjet, të dënohet veprimi kriminal

Demir Pojani, ishte vetëm 23 vjeç kur regjimi komunist e burgosi dhe e dërgoi nga Elbasani, në burgun e Burrelit me motivacionin se donte të arratisej jashtë vendit. Pas hekurave qëndroi nga viti 1971, deri në shembjen e diktaturës. Në moshë të thyer tashmë, ai thotë se edhe nëse do të kthehej pas, të njëjtën jetë do të zgjidhte, pasi vuajtjet e bënë më të forte. Në mendje i kanë mbetur torturat, që ka përjetuar gjatë 21 viteve më të bukura të jetës.

“Vij nga një shtresë politike jo vetëm e përndjekur politike, por nga një shtresë luftarake. Njerëzit e mi ishin nga krahu i djathtë. Ata që shkuan majtas, ishin tradhëtar. E shitën atdheun tek Jugosllavi. Gjatë kësaj kohe kam tre dajë të vrarë. Babi im ka dajën e vet të vrarë, baba teqeje. Unë u burgosa në 71” dhe dola në 91’. Po të shohësh dosjen time do qeshësh me lot. U munduan të më dënojnë për arratisje. Nuk kisha ndërmend të arratisesha. 23 vjeç u burgosa dhe dola 43. Po të ma kthesh jetën sërish, dhe të më thonin zgjidh, unë prap këtë rrugë do zgjidhja. Qeshim me njëri tjetrin, se kam pasur dhe vëllain në burg dhe themi ne jemi, si ka mundësi që dolëm nga atje. Prej andej nuk dilej, e vështirë. Dhe ato që dolën, vdiqën. Makaronat po ti çaje gjeje krimb. Ne i çanim, hiqnim krimbin dhe i hanim”, tregoi Demir Pojani.

74-vjeçari thotë se regjimi komunist e dënoi 3 herë me 25 vite burg, por duket se dikush e shpëtoi nga pushkatimi. Në rrëfimin e tij Demir Pojani me thimbje tregon se të burgosurit nuk trajtoheshin si njerëz. Momenti më i vështirë për të ka qenë kur një shok i qelisë ndërroi jetë dhe kur doli nga burgu e gjeti nënën në grevë urie.

“Ata nuk ishin njerëz. Ne nuk llogariteshim si njerëz. Ali Kurti, polic në burgun e Burrelit. Na vdiq një shok dhe se merrte arkivoli. Fadil Tuzi nga Shkodra. Ai ka marrë kazmën dhe i ka thy këmbët dhe ja palosi në arkivol, Nuk ka varr ai I shkretë. Çfarë ka dashur ai. Ka dashur të ikte. As si kavje nuk jemi trajtuar. Dieta e të burgosurve ishte 18 lekë. Kur dola nga burgu nuk kisha çorape. Kur shkova në shtëpi, gjeta nënën në grevë urie. U lodh duke prit çunat dhe kishte vendosur të vdiste. Kur dola unë nga halli i madh se mos më vdes nëna nga gëzimi, dhe i thash ndalo, mos gëzo”, tha 74-vjeçari.

Besim Ndergjoni, një tjetër i përndjekur politik kërkon që për miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve të pyeten edhe ata si grup interesi, ndërsa të jenë pjesë e institucioneve dretuese të vendit.

“Kanë 31 vite që deputetët e parlamentit të djathtë nuk votojnë një kapacitet të përndjekur politik për të drejtuar një organ kushtetues. Të hapen dosjet që të dënohen krimet e shtetit, dhe të hapen të gjitha dosjet që duan të drejtojnë shtetin. Menjëherë të votojnë kapacitetet e ish-të përndjekurve politikë. Unë kam lindur i dëbuar nga Tirana. Diktatura më ka vrarë tre pjesëtarë në familje. Për arsye politike, si familje nacionaliste. Pse babi im kishte luftuar në Fashizëm në 1939. Shpëtoi një familje hebrejsh. Jam dëbuar në Dibër për të gjithë jetën. Deri në 91. Më është dhënë e drejta e studimit për shkollë të mesme pas 17 vjetësh”, u shpreh Besim Ndergjoni.

Sipas të dhënave zyrtare, në vendin tonë rezultojnë 36 mijë persona të burgosur politik, nga të cilët 7700 janë pushkatuar si dhe 60 mijë janë familje të internuara.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dosjet: 27/09/2022 10:18

    Dosjet sdo te hapen qe ju hapshin trute juve. U genjyet me ca letra e ca lek dhe xhelatet bredhin me makina luksoze dhe mbesat e stermbesat e juaja

    Përgjigju
  • Qshrt: 26/09/2022 23:39

    Ky z.ndregjoni ska ber as nje dite burg as nje dit internim, as babai i tij. Te hapen dosjet edhe per ata të përndjekur që jan bërë të përndjekur vetem për privilegje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?