Nipi i mitur ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri sportive dajën e tij në Përmet teksa kanë qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë.
28 vjeçari Nj. L ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
"Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën", thotë policia.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive. Gjithashtu policia njofton se specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe për B. A., 38 vjeç, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)