Ishin futur kontrabandë, sekuestrohen 93 pako me mallra në Tiranë, në kërkim pronarja e postës private! Produktet vinin kryesisht nga Kosova

7 raste të goditjes së kontrabandës me mallra janë përmbyllur vetëm në dy muajt e fundit nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Tiranës, teksa tek secilat ka pasur fletë arresti, kryesisht për administratorë.

I fundit ishte ai i kësaj të enjte ku po hetohen në gjendje të lire 3 persona dhe është shpallur në kërkim administratorja e një poste private. 93 pako me mallra të ndryshme, duke përfshirë veshje, produkte kozmetike e pajisje elektronike janë sekuestruar nga policia e Tiranës pasi ishin futur kontrabandë në Shqipëri. Policia ka shpallur në kërkim, A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.

Mallrat që kryesisht merren për t’u shitur online kontrabandohen nga jashtë shtetit dhe në pjesën më të madhe të rasteve vijnë nga Kosova. Hetuesit kanë dyshime, nisur edhe nga sasia e madhe e mallrave kontrabandë të sekuestruara, se këto posta kanë bashkëpunëtorët e tyre në kufij, të cilët i ndihmojnë të mos paguajnë asnjë detyrim doganor.

Policia, indiciet për rastet e ngjashme i merr përmes informacioneve policore që vijnë kohë pas kohe, teksa në vijim vihen në lëvizje edhe përmes përgjimeve për të dokumentuar aktivitetin kriminal. Burimet nga blutë bëjnë me dije se këto posta janë të regjistruara si biznese, por në të shumtën e rasteve nuk japin kupon tatimor, duke shkaktuar i dëm edhe shtetit.

Një tjetër palë që preket në këtë drejtim është edhe klienti, i cili jo gjithmonë merr produktin që porosit dhe si pasojë është pa cilësi dhe pa kupon tatimor. Të vjedhur nga këto posta janë edhe prodhues të vegjël, të cilët edhe pse të paregjistruar, shesin përmes këtyre postave produkte “handmade” në shtëpi, por paratë që paguhen nga klientët nuk u dorëzohen shitësve real. Në kushtet e mos regjistrimit pranë autoriteteve, raste të ngjashme nuk denoncohen në polici, por vetëm përmes rrjeteve sociale.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 10/03/2023 09:41

    Bravo policia e Samir Manes, bjerini krese kti populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave