Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 2 hajdutë në fshatin Palasë dhe 3 të tjerë në Vlorë

Ishin kthyer në makthin e banorëve, arrestohen 2 hajdutë në fshatin Palasë dhe 3 të tjerë në Vlorë

Foto ilustruese

Policia ka arrestuar 5 persona, të cilët 2 prej tyre kanë kryer vjedhje në fshatin Palasë në Himarë dhe 3 të tjerë tentuan të vidhnin një market në Vlorë.

Në pranga ka rënë 31 vjeçari me iniciale B. Ç., banues në Orikum, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 17.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.

Po ashtu u arrestua edhe 48 vjeçari me iniciale P. Gj., banues në fshatin Palasë, Himarë. Ky person sëbashku me 31 vjeçarin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjeve në disa banesa në fshatrat Palasë dhe Dhërmi në Himarë, konkretisht:

-Më datë 08.07.2019, në fshatin Dhërmi, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 4.000 lekë dhe disa sende personale K. R.;

-Më datë 02.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 20.000 lekë K. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 7.000 lekë, 50 euro dhe një pasaportë biometrike greke V. K.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur një çantë me rroba personale me dëm ekonomik rreth 10.000 lekë, M. Th.;

-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur vjedhur 1.000 lekë A.P.;

-Më datë 15.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 5.000 lekë, një orë dore, një unazë floriri dhe një byzylyk dore A. B.;

Ndërkohë, në Vlorë, u arrestuan në flagrancë 3 persona të tjerë, njëri prej të cilëve rezultoi i shpallur në kërkim, konkretisht: L. H., 23 vjeç, i shpallur në kërkim më datë 25.07.2019, për veprën penale "Vjedhja",  dhe I. L., 15 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në marketin në pronësi të 50 vjeçarit me iniciale A. K., , banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë