Ishin kthyer në 'makthin' e Montpellier-it, shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve me 11 pjestarë në Francë

Ishin kthyer në 'makthin' e Montpellier-it, shkatërrohet banda shqiptare e hajdutëve me 11 pjestarë në Francë

Një bandë shqiptare me 11 persona kanë rënë në pranga e policisë franceze pas një operacioni të zhvilluar në Montpellier. Shqiptarët akuzohen për të paktën 70 vjedhje, ndërsa operacioni për t'i arrestuar ka ardhur pas disa kohësh hetimesh dhe ndjekjesh të lëvizjeve të tyre.

Pas arrestimi policia ka arritur që të sekuestrojë edhe rreth 400 sende të vjedhur, bizhuteri, makina, madje janë konfiskuar edhe armë.

Për arrestimin e tyre janë angazhuar 130 forca policore pasi kishte informacione se ata ishin të armatosur. Identitet e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur, ndërsa thuhet se ka patur edhe minorenë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)