Ishin kthyer në tmerrin e belgëve, në gjyq 6 'skifterë' shqiptarë

Ishin kthyer në tmerrin e belgëve, në gjyq 6 'skifterë' shqiptarë

Foto ilustruese

Gjashtë persona që ishin kthyer në tmerin e qytetarëve belgë janë marë të pandehur dhe dërguar në gjykatë për akuzën e “Vjedhjes”, "Grup i strukturuar kriminal", "Kryerjes se veprave penale nga grup i strukturuar kriminal".

Pas disa muaj hetime prokurori Besnik Muçi, ka vendosur të mbyllë dosjen penale ndaj Alerjo allias Indrit Dushku ose Skeja, Kastriot Dedaj, Albert Arraj, Imir Vila dhe Eduart Kume. Të pandehurit ishin kthyer në “skiftera” grabitqarë të banesave dhe bizneseve në Belgjikë dhe për identifikimin dhe arrestimin e tyre është dashur që prokurorët belgë kanë bashkëpunuar ngushtë me prokurorët dhe policinë shqiptare.

Sipas prokurorisë veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja i kanë transferuar në Shqipëri. Çështja ndaj tyre mban numrin 97 dhe pritet të gjykohet nga gjyqtarja e çështjes Iliriana Olldashi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave