DURRES- Një ngjarja e pareprecende u regjistrua në Urgjencën e spitalit të Durrësit, ku një i ri që po merrte mjekim u dhunua nga tre persona në sy të policëve dhe bluzave të bardha.

I dhunuari, është Eridion Cenameti nga Burreli me banim në Durrës. Ai ishte arrestuar dy ditë më parë nga efektivet e Rrugores pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për shkak të konsumimit të tepert të alkoolit, nuk u dërgua në paraburgim por në urgjence për të marrë mjekim. Por në dhomën e spitalit, ku ai ruhej me polic hynë tre persona dhe e goditen me grushte në kokë e fytyrë  duke i shkaktuar plagë të shumtë.

Agresorët u larguan me shpejtësi, ndërsa i plagosuri në dëshminë për hetuesit tha se ata janë të afërmit e të dashurës së tij, që e kanë kërcënuar dhe here të tjerë. Eridioni, i ka thënë hetuesve se agresorët i kanë kërkuar të heqë dorë nga vajza dhe të zhdukej nga Durrësi.

Një ditë pas ngjarjes, të martën e 28 majit 2024. Policia e Durrësit njoftoi se ka arrestuar Benard Kajën, Elton Kaleshin dhe Kledian Lleshin, të tre banues në Durrës, pasi në ambientet e spitalit të Durrësit, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë goditur me grushte Eridion Cenametin. 

Mbi tre personat rëndojnë veprat penale të “kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.