Ishin me miza! AKU bllokon dhjetëra pako me miell dhe oriz në Durrës
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Dhjetëra pako me miell dhe oriz janë bllokuar në Durrës nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi rezultuan se ishin me insekte.
AKU njofton se janë kryer 26 marrje mostre kontroll zyrtar, për produktet oriz dhe miell misri i verdhë, nga të cilat kanë rezultuar jo konform me prani të dëmtuesve të produkteve në ruajtje.
Produktet janë bllokuar dhe AKU i ka lënë detyrë subjektit shpërndarës, për tërheqjen e të gjithë sasisë së produktit të shpërndarë në treg.
Njoftimi i AKU
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas marrjes së njoftimit, nga disa subjekte të cilat tregtonin produkte ushqimore si oriz dhe mielli misri i verdhë, që kanë rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje, nga DRAKU Durrës janë kryer të gjitha verifikimet në terren. Nga kontrollet janë kryer 26 marrje mostre kontroll zyrtar, për produktet oriz dhe miell misri i verdhë, nga të cilat kanë rezultuar jokonform me prani të dëmtuesve të produkteve në ruajtje.
Për këtë arsye, AKU në vijim të masave të marra ka kryer bllokimin e produkteve me lotet e poshtë cituara dhe i ka lënë detyrë subjektit shpërndarës, për tërheqjen e të gjithë sasisë së produktit të shpërndarë në treg, që ka rezultuar me dëmtues të produkteve në ruajtje. Më konkretisht lotet si më poshtë:
1- Oriz Gold Blu 1 kg me nr. Loti: 1182 D2/D1, me datë skadence 30.10.2024
2- Miell Misri i Verdhë 400 g me nr. Loti: 781017, me datë skadence 30.01.2024
3- Oriz Gold Long Grain 1 kg me nr. Loti 27, me datë skadence 30.04.2025
AKU i bën thirrje konsumatorëve të cilët kanë blerë produktet vetëm nga këto lote, lutemi t’i kthejnë pranë subjekteve të tregtimit ku i kanë blerë.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
U kap me 223 mijë euro në Portin e Durrësit, Gjykata cakton 30 ditë arrest në burg për 36-vjeçarin: Shitëm një pronë në Itali, nuk janë lekë krimi
13 Mars, 12:48
-
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021
12 Mars, 17:37
-
Rama inspekton investimet e qeverisë në Durrës! Shëtitorja e re, zgjerohet 100 metra plazhi i vjetër! Kampus i ri i Fakultetit të Studimeve Profesionale
12 Mars, 13:14
-
Sekuestrohen sërish rreth 110 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! Arrestohet 40-vjeçari, i kishte fshehur brenda xhinseve (VIDEO)
12 Mars, 12:50
-
Moti i keq dhe erërat e forta, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Durrës për dy ditët në vijim
12 Mars, 12:13
-
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
11 Mars, 18:47
-
Berisha fut besnikët në listën e mbyllur të Tiranës, ‘zhduken’ Tabaku e kandidatët më të votuar të Primareve! Garo në listën e sigurt në Durrës, mori vetëm 32 vota (EMRAT)
11 Mars, 11:09
-
Durrës/ Debate në këshillin bashkiak për rialokimin e 8 mln eurove të papërdorura të rindërtimit, opozita voton kundër
10 Mars, 20:26
-
Avokati i studios amerikane që mbron prej 15 vitesh Trump viziton Veliajn: Mbajtja e një politikani në paraburgim pa akuza të qarta, në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor (VIDEO)
10 Mars, 17:11
-
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në portin e Durrësit 51-vjeçari italian (FOTO+VIDEO)
10 Mars, 14:11
-
Sekuestrohen 223 mijë euro të ardhura nga krimi në Portin e Durrësit! I riu i fshehu në çantë, do i çonte në Itali! Vihet në pranga (EMRI)
10 Mars, 10:27