Ishin pronarë të një ‘shtëpie bari’ por u konfliktuan për 5 euro, spanjolli vret me çekiç në kokë 29-vjeçarin shqiptar! Trupi gjendet në pyll

Ishin pronarë të një ‘shtëpie bari’ por u konfliktuan për 5 euro, spanjolli vret me çekiç në kokë 29-vjeçarin shqiptar! Trupi gjendet në pyll

'Shtëpia e barit' në Spanjë

Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i në Spanjë. Ai ishte denoncuar i zhdukur nga të afërm të tij dhe vetëm së fundmi i është gjetur trupi në një zonë pyllëzuar sipas mediave spanjolle. Vrasje e të riut shqiptar mendohet se ka ndodhur për arsye të një konflikti për një borxh qesharak prej 5 eurosh, ndërkohë që vrasësi i tij është partneri në një ‘shtëpi bari’

Policia katalanase ka arrestuar një burrë 52-vjeçar spanjoll, i cili marsin e kaluar, dyshohet se vrau shqiptarin 29-vjeçarin shqiptar në plantacionin e marihuanës, ku dhe ka nisur përleshja që përfundoi me vdekjen e këtij të riu. Autori për vdekjen e shqiptarit deri më tani është 52-vjeçari, pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Pas sherrit mes tyre, dyshohet se 52-vjeçari e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll. Trupi i të riut shqiptar u gjet në një zonë të pyllëzuar dhe kishte plagë që tregonin qartë se ai kishte  vdekur me dhunë. Ai kishte lëndime të rënda në kokë .

Siç detajohet nga policia katalanase në një njoftim për shtyp, hetimi nisi si pasojë e një denoncimi për zhdukjen shqiptarit më 4 mars.  Hetuesit u tërhoqën dhe u kthyen në shtëpinë ku i riu i vdekur ishte një ‘kopshtar’ për një plantacion marihuanë. Më 8 prill , partneri i tij , 52-vjeçari me kombësi spanjolle, i cili më parë ishte arrestuar për shkak të trafikut të drogës, iu komunikua sërish arrest si autori i dyshuar i vrasjes së të riut shqiptar.

Të enjten e kaluar, më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, autori u la në burg. Nuk është krimi i parë i këtij viti që lidhet, në një mënyrë apo tjetër, me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonja  dhe ku viktimat janë shqiptarë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS