Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim pasi akuzohen për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Report Tv mëson se në pranga kanë rënë Klajdi Lozhi 40 vjeç dhe Pjerin Mhilli 29 vjeç.
Burime bëjnë me dije se personat në fjalë, në vendin e quajtur "Ura e Lumit" në Gjirokastër, nuk i janë bindur policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi duke braktisur mjetet.
Njoftimi i Policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Fast Albania, në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, organizuan punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për shtetasit:
K. Ll., 40 vjeç, banues në Laç dhe P. M., 29 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi në datën 18.12.2021, në bashkëpunim me shtetasin E. M. (i ndaluar më parë), në vendin e quajtur "Ura e Lumit", Gjirokastër, po transportonin me dy automjete, 9 emigrantë të paligjshëm, dhe pasi shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre, por janë larguar me shpejtësi duke braktisur mjetet. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
21 Mars, 23:05
-
Gjirokastër/ Zjarr në një pallat, evakuuohen banorët, shkak një shkëndijë elektrike
21 Mars, 16:33
-
Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 67- vjeçari
21 Mars, 15:12
-
Këlcyrë/ Çmontohet grupi i plaçkitjes së banesave, 2 të arrestuar, një prej tyre i mitur! Shtëpia e braktisur u kthye në bazë ku mbaheshin armatimet dhe sendet e vjedhura (VIDEO)
21 Mars, 10:07
-
Gjirokastër/ Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor, autori i maskuar largohet 'duar bosh', arrestohet nga policia
20 Mars, 12:20
-
Shpërdoroi detyrën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 8 muaj burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës! I konvertohet në 1 vit e 4 muaj shërbim prove
19 Mars, 13:15
-
Operacioni ‘Kilovati’ në Gjirokastër/ Instalonin matës të energjisë elektrike pa regjistrim, ekzekutohen 16 masa sigurie! Në pranga punonjës dhe ish punonjës të OSHEE
19 Mars, 10:50
-
Nis restaurimi i kompleksit ‘Angonatët’, ikona e Gjirokastrës muzeale! Fondi 30 mln lekë
18 Mars, 19:10
-
FOTOLAJM/ Të gjithë të bezdisur nga Tritani në Gjirokastër
17 Mars, 22:15
-
Përmet/ Makina 'Benz' rrokulliset dhe përmbyset anash rrugës, plagoset drejtuesi 79-vjeçar! Ja për çfarë dyshon policia (EMRI)
17 Mars, 15:28
-
Gjirokastër/ I dënuar me 3 vite burg për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim
16 Mars, 16:59
-
Gjirokastër/ Humbën rrugën duke eksploruar zonën e Labovës së Madhe, shpëtohen dy turistë gjermanë nga policia
13 Mars, 21:28