Një 53-vjeçar me inicialet A. K, banues në Devoll, është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë me thikë dhëndrin 30-vjeçar, B.D. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e vjerrit, ndërsa burime bëjnë me dije se sherri ka filluar për arsye banale, ndërsa të dy palët kanë qenë të dehur.
Policia fillimisht ka marrë informacione për një konflikt në banesën e 53-vjeçarit, ndërsa ka mundur të arrijë në kohë për të parandaluar një vrasje të mundshme. Sakaq është sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika me të cilin vjehrri ka tentuar të vrasë dhëndrin.
Tashmë ai do të përballet në gjykatë me akuzat "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë" dhe "Dhuna në familje".