Ish-kampioni paraolimpik, Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu në janar, 10 vite pas vrasjes të së dashurës

Ish-kampioni paraolimpik, Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu në janar, 10 vite pas vrasjes të së dashurës

Oscar Pistorius

Ish-kampioni paraolimpik, Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu në janar, gati 10 vjet pasi vrau të dashurën e tij. Pistorius qëlloi Reeva Steenkamp në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013 në shtëpinë e tij në Pretoria, Afrika e Jugut, në një vrasje që tronditi botën.

Pistorius, tani 37 vjeç, tha se ai qëlloi me armë përmes derës së banjës, duke ngatërruar Steenkamp me një hajdut. Ai tha se kishte qëlluar për sigurinë e tij, raporton La Repubblica.

Gjykata tha se vrasja ishte e paramenduar dhe Pistorius e qëlloi pas një debati. Pistorius fillimisht nuk u shpall fajtor për vrasje dhe në vend të kësaj u dënua për vrasje nga pakujdesia.

Ai u dënua me pesë vjet në vitin 2014, u lirua nga burgu dhe u vendos në arrest shtëpiak. Një vit më vonë, ky dënim u rrëzua kur Gjykata e Lartë e Apelit e Afrikës së Jugut, e cila e shpalli atë fajtor për vrasje.

Ai u dënua me gjashtë vjet, që më pas u rrit në 13 vjet e pesë muaj pasi dënimi u konsiderua “shumë i lehtë” në një apel. Pistorius ka lindur në Afrikën e Jugut në vitin 1986. Në moshën 11 muajshe, të dyja këmbët i janë amptuar për shkak të një defekti të lindur.

Ai vazhdoi të konkurronte në Lojërat Paralimpike dhe u bë i pari i atlet me këmbët e amputuara që konkurroi në Lojërat Olimpike. I njohur si Blade Runner, Pistorius fitoi famë të konsiderueshme për aftësitë e tij atletike.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë