Ish-kancelari austriak, Christian Kern ka deklaruar sot se synon të bëhet kandidati kryesor i socialdemokratëve në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian.
“Ne jemi të angazhuar në një përballje me forca që duan të shkatërrojnë Evropën”, tha shefi i opozitës austriake, duke iu referuar partive të ekstremit të djathtë dhe partive euro skeptike.
Mirëpo Kern është politikani i dytë që ka shpallur kandidaturën për t’u bërë kandidati kryesor socialdemokrat në zgjedhjet e majit, pas Maros Sefkoviç, një diplomat sllovak dhe zëvendës president i Komisionit Evropian i ngarkuar me çështjet e energjisë.

Vetëm nëse Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) do të fitojë zgjedhjet e majit, kandidati i saj kryesor me shumë mundësi do të bëhet presidenti i Komisionit Evropian.
/Shqiptarja.comKomente

