ITALI- Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaya ishin dy miq të ngushtë me njëri-tjetrit, të cilët gjatë fundjavës kaluan një mbrëmje të bukur në një prej diskove në Piacenza, mbrëmje e cila u shndërrua në një tragjedi.

Sapo dolën nga disko, rreth orës 04:00 të mëngjesit, një makinë me shpejtësi të lartë i goditi ata për vdekje. Mjeti drejtohej nga Irena Vetere, 30-vjeçarja, e cila siç raportojnë mediat italiane, ishte e dehur, 5 herë më lart nga norma e lejuar. Teksa tentoi për t'i shmangur, ajo përfundoi në kanal, duke marrë lëndime serioze, si dhe është në masën e arrestit.  Irena Vetere meorigjinë nga Rusia, por shtetase italiane, ka qenë kandidate për Këshillin Bashkiak.

Mësohet 30-vjeçares i është hequr patenta disa herë, pikërisht për shkak se drejtonte mjetin e dehur.

Dy të rinjtë që humbën jetën