Ish-këshilltari zbulon prapaskenat, Trump: Shqipëria, i vetmi vend në përputhje 100% me NATO dhe SHBA-të

Ish-këshilltari zbulon prapaskenat, Trump: Shqipëria, i vetmi vend në përputhje 100% me NATO dhe SHBA-të

Në një libër të publikuar të shtunën, ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton zbulon prapaskenat e Samitit të NATO-s në 2018, moment kur Shqipëria u veçua nga Presidenti Amerikan si i vetmi vend në përputhje të plotë me politikat e NATO-s dhe Uashingtonit.

Samiti i mbajtur në Bruksel në 11-12 korrik u karakterizua nga përplasja midis SHBA-ve dhe Gjermanisë për shpenzimet ushtarake dhe divergjencat politike e ekonomike midis Uashingtonit dhe BE.Në fjalën e tij, Presidenti Trump theksoi atëherë se është e papranueshme që vendet e pasura si Gjermania, Franca apo Kanadaja të mos respektojnë angazhimin për t’i dedikuar të paktën 2% të GDP-së shpenzimeve për mbrojtjen.

Kritika e Trump u fokusua më tej në divergjencat tregtare midis SHBA-ve dhe BE, ndërsa në lidhje me Rusinë, Presidenti Amerikan u shpreh publikisht se e konsideronte të papranueshëm qëndrimin gjerman, që nga njëra anë vendos sanksione mbi Moskën, por nga ana tjetër shpenzon miliarda euro për përfundimin e gazsjellësit “Nordstream II”, që sjell gazin rus në Europë.Në librin e publikuar rishtaz, Bolton ndalet në kujtimet e tij në këtë takim, në të cilin ai ishte i pranishëm personalisht.“Gjermania, u ankua Presidenti, paguan vetëm 1.2% të GDP dhe do të arrijë në 1.5% vetëm në 2025. Vetëm pesë nga 29 anëtarët e NATO-s paguajnë aktualisht mbi 2%, diçka që Trump pranoi se nuk është në gjendje ta kuptojë, sidomos kur bëhet fjalë për vende të pasura”, shkruan Bolton në librin e tij.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të vazhdojnë të mbrojnë Europën, tha ai, e më pas kaloi në përplasjen e zgjatur tregtare SHBA-BE, që sipas Trump duhet të trajtohet bashkë me çështjen e NATO-s. Shqipëria, ishte i vetmi vend që kishte adresuar këto probleme në darkën e mëparshme”, vijon “The Room where it happened” (titulli i publikimit).

Në momentin e zhvillimit të Samitit, në datat 11-12 korrik të 2018-s, veçimi i Trump për Shqipërinë u raportua gjerësisht në mediat botërore dhe ato shqiptare.Presidenti amerikan mbeti i goditur nga fjalimi i mbajtur prej Kryeministrit Rama përpara darkës së liderave, fjalë gjatë së cilës Rama theksoi se: “çdo hapësirë e lënë bosh nga Perëndimi në Ballkan, është një hapësirë që tenton të përvetësohet nga Rusia”. Në darkën pa kamera, Trump theksoi në atë kohë se Rama është i vetmi që ka kuptuar esencën e politikës së jashtme amerikane.Përgëzimi gjithashtu i referohej rolit të Shqipërisë në NATO, si një vend që mbetet thellësisht i përkushtuar ndaj aleancës dhe misioneve të saj ndërkombëtare, e si një shtet që pavarësisht mundësive të kufizuara financiare, vit pas viti angazhohet që të rrisë shpenzimet e saj në fushën e mbrojtjes. /LEXO.AL 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja