Ish-këshilltari demokrat: PD-së i ka rënë plani për tu shembur

Ish-këshilltari demokrat: PD-së i ka rënë plani për tu shembur

Partia Demokratike është futur së fundmi në një tjetër betejë me veten! Nga njëra anë është Sali Berisha në luftë për të qëndruar, e në tjetrën Basha, në tentativë për ‘u rikthyer’, ndërsa Gazment Bardhi po përpiqet të pengojë rikthimin e këtij të fundit.

Dritan Shano në një postim në Twitter në lidhje me situatën aktuale në të cilën ndodhet sot PD, bën një paralelizëm me shtëpinë e vjetra të kryeqytetit, të cilat zhdukeshin pasi u binte plani për pallat. Edhe PD-së, shkruan Shano, i ra plani.

'Ajo që po i ndodh intensivisht, tash 3 vjet, PD-së nga Lalëzotësat - vendi i verimit të të gjithë lidershipeve të PD - sa i përket raportit të PD me dobishmërinë që ajo po arrin të ketë për shqiptarët, më kujton një proçes që u ndodhte jo rrallë shtëpive të vjetra private, pak të izoluara nëpër lagjet e Tiranës përpara viteve '90.

Këto shtëpi, të cilat identifikoheshin me emrin e banorit të tyre më jetëgjatë, ose më të famshëm në lagje, fillonin të dukeshin si të përhumbura; dukshëm, me vetëdije (dhe të vënë në dijeni) të zotët e tyre i linin pas dore, nuk kujdeseshin më as t'i lyenin dhe as t'i mirëmbanin; ato ndërtesa, zakonisht 1 katëshe, rreth të cilave ishe rritur, kishe luajtur, i kishe pjesë të fëmijërisë, historisë tënde personale, të degjeneronin para syve në karakatina, si objekte që nuk përkisin më, si jashtë botës, derisa një ditë, papritur, të zhdukeshin nga sytë dhe në vend të tyre mbinte ndonjë pallat i ri.

Kur qëllonte ndokush që pyeste: ore, po shtëpia e Sofikës ku është? - përgjigjia që jepej rëndom në kësi rastesh ishte: I ra plani! Nga pikëpamja e raportit me realitetin dhe nevojat - jo të Lalëzotësve, por të shqiptarëve për të patur një Opozitë që t'u shërbejë, mund të thuhet se edhe PD-së i ka rënë plani! Tiranë, 28 Korrik 2023'- shkruan Shano.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu