Ish-këshilltari i Bashës, Ahmetaj: 30 gushti maskaradë, turpi dhe marrja nuk kanë të sosur

Ish-këshilltari i Bashës, Ahmetaj: 30 gushti maskaradë, turpi dhe marrja nuk kanë të sosur

Lulzim Basha dhe Pirro Ahmetaj

Së pari, më 13 Qershor, në vend që "ose të dilte komit për masakrën e zgjedhjeve", ose të merrte përgjegjësitë për humbjen turpëruese të radhës, ri-emëroi vetveten Doknishot, ose Drejtor suprem të kompanisë së falimentuar më 25 Prill!

Së dyti, edhe në 30 Gusht, pa pik turpi dhe pa fare marre, riKryetari i çburrëruar nga humbjet, emëron ofiqarët si dhe listën e borderosë që do zëvendësojnë “bilbilGjuz-arët” me kamikazë të uritur për ti pirë edhe pikën e fundit të besimit publik te ish-PD!

Kështu, këto dy maskarada (13 Qershori & 30 Gushti) as më pak dhe as më shumë, janë funerali poshtërues i një ish-Partie politike të lindur nga liria por të pushtuar nga interesat private të djemve kollovarëve, kunetërve,  ish-zyrtarëve zullumqarë dhe sekserëve që në 8 vjet i kanë humbur "me merit dhe me turp" të gjitha përballjet elektorale !

Ndërsa ri-Kryetari me kullaro perëndimore dhe balluke bollshevike, që si i papunë: "bën policin privat për pelegrinazhin e Malit të Tomorrit dhe bodigardin për të mbrojtur studentët nga epshet e Afganëve …", me këto 2 akte poshtëruese ndaj ish-PD, skaliti një rekord të papërgjegshmërisë cinike duke varrosur shpresat e demokratëve për rotacionin e  pushtetit edhe pas 2025 !

Si e tillë, kjo përqasje ndaj humbjes 8 vjeçare, do të inventarizohet si Turpi, i Turpit, të Turpit të historisë së pluralizmit në Shqipëri, Mal i Zi, B&H, Kosovë, MV, Kazakistan dhe jo vetëm !

Së treti, turpi dhe marrja nuk kanë të sosur!

Dhe çuditërisht, pabesisht dhe paturpësisht, riKryetari ligjëron, ndërsa mjerisht, "stafi afërt humbës, ushtria e ofiqarëve dhe kamikazëve të marrosur", brohorasin: "përpara për humbje të reja me në krye Kryetarin 8 vjet humbës, të papërgjegjshëm dhe cinik njëherësh"!

Fali o zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

Së fundmi, thënë sa më sipër: "Fajin e ka jo vetëm kushdo që e ka bekuar, votuar dhe duartrokitur por edhe ata/ato që vijojnë të heshtin për këtë udhëkryq kritik të ish-PD"!

Me keqardhje por në paqe me veten për ç'ka kam kontribuar në mbrojtjen e interesave (PD është padyshim e tillë) si dhe vlerave demokratike të Shqipërisë si gjithë Europa:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159602905764396&id=609059395&sfnsn=mo

*Gjeneral Piro Ahmetaj, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në PD

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 11/09/2021 12:23

    Po kjo dihej qe ne fillim Gjeneral! Habitem qe ju habiteni... ky eshte evolucioni. Duke mos qene as pro as kunder, duhet pranuar ndryshimi. E vetmja konstante mbetet gjithmone (konstante universale) devotshmeria per atdheun, dhe sidomos pyetja "C'fare bere ti per atdheun tend, Shqiperine?" PS. Horizonti po erresohet, gjeneral... "Conju shqiptar prej gjumit conju, t'gjith si vllazen ne nji bes shtrengonju" Pashko Vasa

    Përgjigju
  • [email protected]: 30/08/2021 14:31

    Pa dashur te merrem dhe te komenoj analizen tuaj, vetem ate qe shof ne fotografi..e kuptoj se jeni gabim, Ju i nderuar thuehet se keni qen Gjeneral, pra, dmth ushtarak, dhe si i tille ju nuk ju lejohet te merreni me politike, ju nuk duhet te keni prirje partiake po vetem prirje Atdhetare. Te pakten keshtu funksionon ne Boten Perendimore, ku mendoni te shkoni. Flm

    Përgjigju
    • Artan: 11/09/2021 12:22

      Po dhe jo sepse ne shqiperi politika po nderhyn ne ceshtje kombetare!projekte si open ballkan, bashkepunim me vende qe bejne loje te dyfishte(serbia) cedim territori (si me detin shqiptar qe po i jepet greqise) ..

    • O tej: 30/08/2021 20:41

      Flamur Magjar Noki meriton te jete Krytar i PD

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë