Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në PD, Piro Ahmetaj është shprehur i neveritu nga kryetari i "ish" Partisë Demokratike siç e quan ai, Lulzim Basha për 8 vite jo vetëm ka shitur apo humbur në mënyrë turpëruese zgjedhjet por edhe ka përdhosur besimin e shqiptarëve.

Të ashtuquajturat "masakrat zgjedhore", sipas Ajmetajt ishin vetëm lojëra cinike në kurrizin e demokratëve sa për të rizgjedhur sërish "humbësin", sic i referohet ai, Bashës për kryetar.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai ka theksuar faktin se fatmirësisht nuk ka më një lidhje me Bashkën, duke shtuar se ai mbetet një ushtar i atdheut për të kontribuar me përgjegjshmëri dhe përulësi shtetarë në rikthimin e besimit të shqiptarëve.