Më shumë se 600 ish-zyrtarë të sigurisë izraelite, përfshirë ish-drejtorë të Mossadit dhe Shin Bet-it, i kanë dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke i kërkuar që të ushtrojë presion mbi kryeministrin Benjamin Netanyahu për të ndalur luftën në Rripin e Gazës.

“Sipas vlerësimit tonë profesional, Hamas nuk përbën më një kërcënim strategjik për Izraelin dhe nga përvoja jonë, Izraeli ka gjithçka që i nevojitet për të menaxhuar kapacitetet e mbetura terroriste, qoftë nga larg, qoftë në mënyra të tjera”, shkruajnë ish-zyrtarët në letrën e bërë publike për mediat.

“Kjo luftë nuk është më një luftë e drejtë dhe po e çon shtetin e Izraelit drejt humbjes së identitetit të tij”, paralajmëroi Ami Ayalon, ish-drejtor i Shin Bet-it, në një video të publikuar nga lëvizja CSI – Komandantët për Sigurinë e Izraelit, me rastin e publikimit të kësaj letre.