Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi thirret në SPAK, pyetet mbi një orë për tenderat e dhëna në kohën kur drejtonte bashkinë

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur ditën e sotme në në Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion. Roshi ka qëndruar në SPAK për mbi një orë, ndërsa është thirrur me kërkesë të prokurores Enkeleda Millonai.

Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se Roshi është thirrur në SPAK për t’u pyetur për tenderat e dhëna në kohën kur ai ka drejtuar bashkinë e Kavajës. Ai është thirrur si person që ka dijeni për çështjen për të cilën po hetohet. Pasi ka dalë nga SPAK, Roshi nuk ka pranuar që të flasë për mediat. 

Nga një auditim që KLSh kishte kryer gjatë janarit 2013 – 2014, kur bashkia e Kavajës drejtohej nga Elvis Roshi, u konstatuan një sërë parregullsish në fushën e urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën e  33 milion lekëve. Në shtator 2015 KLSH kallzoi në prokurori kryetarin e bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi për shpërdorim detyre si dhe 10 punonjës të kësaj bashkie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Ish kryebashkiaku i Kavajës del nga ambientet e SPAK, refuzon të japë deklaratë për mediat (VIDEO)

 

Ish kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK ku u thirr nga prokurorja Enkeleda Millonai për t’u pyetur lidhur me tenderat që ka dhënë gjatë kohës ku drejtonte bashkinë.

Ai nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për median, duke u përpjekur të shmangë pyetjet e drejtuara nga gazetarët lidhur me detajet e thirrjes së tij në SPAK. 

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës