Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, e cila ka drejtuar bashkinë e këtij qyteti, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga 2015-2019, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dosja ndaj Ramit, mësohet të ketë mbërritur në tavolinën e prokurorëve të SPAK-ut,nga kolegët e tyre të prokurorisë së Gjirokastrës, të cilës kanë shpallur moskopetencën juridike dhe këtë çështje, ia kanë referuar për hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme në Tiranë.
Zamira Rami, për disa vite ka drejtuar bashkinë e Gjirokastrës, dhe në këto kushte sipas argumentimit të prokurorëve ajo përmbush kriteret e funksionarit të lartë shtetëror, gjë e cila ka sjellë transferimin e dosjes nga Gjirokastra në Tiranë. Zamira Rami, është kallëzuar nga dy qytetarë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me vendim të ish-kryebashkiakes Rami, janë prishur disa objekte private. Rrëzimi i këtyre objekteve është kryer, pa marrë një vendim shpronësimi për këto pasuri. Sot e kësaj dite, nga ana e bashkisë Gjirokastër, objektet e prishura nuk janë shpronësuar nga buxheti i bashkisë.
Pronarët e këtyre objekteve, i janë drejtuar prokurorisë me një kallëzim penal dhe pas nisjes së hetimeve, Rami është marrë e pandehur dhe dërguar në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Por gjatë seancës paraprake, gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të kthejë çështjen penale ndaj Zamira Ramit për rihetim, duke i lënë prokurorisë disa detyra për të kryer. Por prej gati një jave, prokuroria e Gjirokastrës ka shpallur moskopetencën dhe çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakes Rami, ia ka kaluar për kompetencë dhe hetime të mëtejshme prokurorisë së posaçme në Tiranë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
52.8%
-
Jo
42.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide sot në SPAK, së shpejti dosja në GJKKO
27 Janar, 10:07
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Temperaturë e lartë e vështirësi në frymëmarrje, gripi bën njerëzit për spital! Mjekët: Pacientë me bronkite e pneumoni
24 Janar, 16:15
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
Shpresojme qe keto te jene flluska te shtypit. Nese SPAK nuk fillon me aferat e CHEZ, Koncesionet multi milioneshe te Sales dhe Edit ne rruge, dogana, hidrocentrale, shendetesi, me Gerdecin, Rrugen e Kombit, Floririn e krabes, 21 Janarin, lirimin e krimineleve qe kane vrare njerez, me aktivitetin e ndyre criminal e antishqiptar te SHIK, etj etj, njerez kuptojeni qe nuk ka me shprese. Peshku qelbet nga koka. Po vazhduat me te njejten melodi duke bere terror tek punonjesit e thjeshte, na beni te pakten nje nder, ikni dhe ju, per ate zot!
PërgjigjuPeshku i peshqëve të peshqëve të stër-peshqëve të stër-katra-peshqëve! Nuk eshte peshk i madh! Të ngrihen shqiptaret e të ikin së nuk behet ky vend!
PërgjigjuOre po Edi Rama prishi gjith Shqipeirne pa vendime shpronesimi e spo I hyn gjemb ne kembe
PërgjigjuTe habit SPAK ME VEPRIME FEMIJSH .KETO QE BEJNE KESISOJ BUDALLADHEQESH ,DUHEN GJYKUAR NE GJYKATA TE RREGULLTA DETYRA E SPAK ESHTE TE FILLOJE E FILTROJE ATO QE ISHIN DHE JANE THIRRUR PESHQIT E MEDHENJ .EDHE NJE QORR I GJEN DHE NJE SHURDH I DEGJON ATO PESHQ QE QELBEN KOMBIN DHE TERE ATE TE MASHTRUAR DEMOCRACY QE PUNOI VETEM PER TO SI BYTHEGRISUR DHE MATRAPAZE TE ISH POLITIKES DHE ZHGENJIMET QE I DHANE TE ARDHMES .
PërgjigjuMegjithate eshte peshk i vogel. Spaku duhet te merret me te medhenjte
PërgjigjuLSI lesh e dhi
Përgjigju