Një mbrëmje speciale ajo e djeshmja për Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanoviç. Ish-mesfushori gjerman i Bayern Munchen dhe ish-lojtarja e tenisit festuan dje përvjetorin e dytë të martesës. Futbollisti ka theksuar se ndihet i lumtur pasi tani ata janë tre, bashkë me ardhjen në jetë të djalit të tyre Luka.
Nëpërmjet një postimi në Instagram falenderon bashkëshorten e tij dhe i uron përvjetorin e dytë të martesës:
"Gëzuar përvjetorin e dytë, dashuria ime. Në vitin tonë të parë të martesës kemi qenë dy, tani jemi tre. Jam krenar që je pjesë e jetës sime bashkë me të voglin tonë. Të dua"
Postimi i futbollistit në Instagram
Komento