Ish-mesfushori i Juventus tërhiqet nga futbolli në moshën 33 vjeçare

Ish-mesfushori i Juventus tërhiqet nga futbolli në moshën 33 vjeçare

Foto ilustruese

Kwadwo Asamoah ka njoftuar se ka hequr dorë nga futbolli i luajtur. Ganezi 33 vjeçar prej verës së 2021 nuk është aktiv me asnjë skuadër, duke u angazhuar tanimë me pjesën e menaxhimit të futbollistëve si agjent. Lajmin e ka dhënë vetë Asamoah në kanalet e komunikimit, me mesfushorin që ka një karrierë të rëndësishme në Serie A.

Asamoah ka luajtur me klube si Torino, Udinese, Juventus, Inter dhe Cagliari. Në gjashtë sezone te Juve, nga 2012-2018 Asamoah ia doli të ishte titullar në fushë, duke fituar 6 herë titullin kampion, 4 herë Kupën e Italisë dhe 3 herë Superkupën. 156 paraqitje dhe 5 gola ka shënuar 33 vjeçari me "Zonjën".

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'

Sot protesta e opozitës, zbardhet ‘skenari’, rrugët do të bllokohen! Berisha i pranishëm për herë të parë pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'